Lajmet

Kanali i njohur në Twitter @evleaks do të mbyllë aktivitetin

Aug 4 2014
0 Shpërndarje
Kanali i njohur në Twitter @evleaks do të mbyllë aktivitetin

evelaksAi ishte i pari që ndau me botën mobile shumë gjëra ku ndër të parat ishin ardhja e një smartfoni Android nga Nokia, si dhe na tregoi pamjet e para të tabletit Sony Xperia Z2. Ai na dha po ashtu imazhin e parë të HTC One M8 dhe tabletit Nvidia Shield.

Kohët e fundit ka zbuluar edhe disa imazhe rreth smartfonit akoma të pa njoftuar Galaxy F. Evan Blass, njeriu pas kanalit të famshëm në Twitter @evleaks, vazhdimisht ka furnizuar industrinë e telefonëve me publikime të imazheve të pajisjeve akoma të pa lançuara. Gazetarët e Teknologjisë dhe prodhuesit e telefonëve kanë ndjekur këtë kanal në Twitter këto dy vitet e fundit.

Gjithsesi, Evan sapo ka njoftuar se do të mbyllë llogarinë @evleaks, që aktualisht ka 187,000 ndjekës. Nuk u dha asnjë arsye e veçantë, por spekulimet flasin për një presion ligjor i bërë nga një ose disa prodhues smartfonësh.

Evan Blass më përpara kishte punuar për Engadget dhe PocketNow dhe tashmë njihet mjaft mirë për publikimet e tij në kanalin në Twitter @evleaks që në vitin 2012. Që atëherë ai ka rezultuar në një ndihmesë për shumë gazetarë të teknologjisë duke ofruar informacion për qindra telefonë dhe tablet përpara prezantimit zyrtar të tyre. (PCWorld Albanian)

Lajmet e fundit>