Lajmet

Kanë filluar të ndërtohen aplikacionet e palëve të treta në Google Glass

Mar 13 2013
0 Shpërndarje
Kanë filluar të ndërtohen aplikacionet e palëve të treta në Google Glass

Google Glass akoma nuk ka dalë në treg, por të paktën aplikacionet e palëve të treta për këtë “kompjutër” të Google që vendoset si syze po fillojnë të ndërtohen.

Evernote, Path dhe gazeta New York Times kanë punuar në aplikacione të teknologjisë së lartë për Google Glass. Aplikacioni Skitch i Evernote i lejon përdoruesit të ndajnë fotografi direkt te shërbimi nga Syzet.

Gjithashtu përdoruesit mund të vendosin shënime mbi këto fotografi nëpërmjet aplikacionit të tij mobil apo desktop.

Path, rrjeti social me një numër të vogël përdoruesish, ka ndërtuar aplikacionin në Glass që i lejon përdoruesit që të shohin statuset e fundit të miqve dhe familjeve, ti përgjigjen postimeve me komente dhe shprehje emocionesh, dhe mbi të gjitha të ndajnë në rrjet fotografitë.

Aplikacioni i New York Times, shfaq në imazhin e Glass fotografi dhe lajmet kryesore. Përdoruesit mund të shtypin mbi ekranin e Glass për të lexuar historitë me zë. Gjithashtu aplikacionit mund ti shtohet funksioni i dërgimit të njoftimeve kur ka lajme të fundit të rëndësishme.

Së shpejti do të shohim filma 3D pa syze

Një aplikacion i kohëve të fundit i quajtur inSight, një projekt i Universitetit të Dukës që mund ti identifikojë njerëzit nga veshjet e tyre, duket shumë intrigues duke pasur edhe si avantazh kamerën e Glass dhe mënyrën e shfaqjes së veçantë në ekran. (PCWorld Albanian)

google glasess

Lajmet e fundit>