Harduer

Kanë kaluar 100 vite që nga telefonata e parë e realizuar më 25 Janar 1915

Jan 25 2015
0 Shpërndarje
Kanë kaluar 100 vite që nga telefonata e parë e realizuar më 25 Janar 1915

First-phoneNë 25 janar të vitit 1915, për të festuar përfundimin e kanalit të Panamasë dhe kalimin me sukses të fatkeqësive natyrore të atyre viteve si zjarret dhe tërmetet, u bë e mundur telefonata e parë mes qytetit të San Francisco dhe atij të New York-ut.

Deri në atë kohë ishte e pa imagjinueshme të transmetohej zëri rreth 3400 milje larg ndërkohë që në ditët e sotme pjesa më e madhe e popullsisë së botës mban në dorë një telefon apo akoma më mire, një smartfon.

Telefoni origjinal që u përdor për kryerjen e kësaj telefonate u prezantua në muzeun e “California Historical Society”. Telefonata e parë u bë nga Alexander Graham Bell në New York drejt asistentit të tij Thomas Watson. Graham Bell ishte gjithashtu ai që shpiku telefonin disa dekada përpara kryerjes me sukses të kësaj telefonate.

Kjo telefonatë që ka lënë gjurmë në histori zgjati afërsisht 3 orë e gjysëm duke qënë se linja u mbajt e hapur për një sërë bisedash të ndryshme. Në atë kohë telefonatat nuk ishin të limituara nga çmimi. U deshën plot 4 vite dhe më shumë se 5 milion sterlina për të krijuar një infrastrukturë të plotë dhe funksionale telefonike e cila vendosi bazat e një epoke të re në historinë e komunikimit global. (PCWorld Albanian)

Lajmet e fundit>