Analiza

Kantar: Shitjet e Windows Phone vazhdojnë të rriten, pavarësisht dominimit të Android-it

Jun 5 2013
0 Shpërndarje
Kantar: Shitjet e Windows Phone vazhdojnë të rriten, pavarësisht dominimit të Android-it

Edhe Android vazhdon të mbetet lideri i smartfonëve në aspektin e sistemeve operative në SHBA, shitjet e pajisjeve me iOS dhe Windows Phone u rritën më tepër se një vit më parë.

Sipas të dhënave nga Kantar Worldpanel ComTech, shitjet e pajisjeve me Windows Phone janë rritur 1.8% ndërsa ato të iOS me 2.3% krahasuar me një vit më parë. Pavarësisht faktit se Android dominon 51.7% të tregut amerikan në tre muajt e fundit, shitjet e platformës së Google u rritën me vetëm 1.4% gjatë vitit të fundit.

iOS i Apple ze 41.4% të shitjeve gjatë vitit të fundit ndërsa Windows mbetet ende larg dy sistemeve operative, me 5.6% të shitjeve.

Suksesi i rritjes së shitjeve për Windows Phone, Kantar ia ka dedikuar veçanërisht atyre që quhen “feature phone” (telefonët, të cilët në kohën e prodhimit të tyre nuk konsiderohen si smartfonë për shkak të mungesës së disa karakteristikave).

Synohen nga konsumatorët të cilët dëshirojnë të paguajnë më pak dhe të kenë një smartfon të thjeshtë, pa pasur të gjitha karakteristikat e plota të një smartfoni të mirëfilltë. Një vend të rëndësishëm zë edhe Nokia me linjën e vet Lumia, të cilat po i japin drejtim Windows Phone-it.

Përsa i përket të dhënave demografike, Windows Phone, i cili preferohej më tepër nga konsumatorët e moshës 50 – 64 vjeç deri para pak kohësh, ka filluar të tërheqë vëmendjen edhe tek përdoruesit e moshës së re.

Tashmë, Windows Phone po fiton terren në harkun e të rinjve të moshës 25 – 34 vjeç, u shpreh Kantar. Të dhënat e mësipërme janë marrë nga paneli Kantar Worldpanel ComTech USA për tremujorin e muajve shkurt, mars dhe prill. (PCWorld Albanian)

windows phone

Lajmet e fundit>