Analiza

Kantar: Vazhdon rritja globale e Android-it

May 27 2014
0 Shpërndarje
Kantar: Vazhdon rritja globale e Android-it

android1Kompania analitike Kantar Worldpanel ka publikuar raportin e saj më të fundit. Të dhënat tregojnë Android-in si fituesin e madh, sistemi operativ i Google është në krye të klasifikimit në Evropë, Kinë dhe SHBA si dhe Windows Phone dhe iOs kishin një performancë të miksuar në tregjet e mbikëqyrura. Në 5 tregjet më të mëdha në Evropë si në Gjermani, Francë, Itali, Spanjë dhe Britani, Android u rrit me 1.7 % duke arritur një total prej 72.4 % të tregut.

Windows Phone gjithashtu pati rezultate mjaft të mirë duke u ngjitur me 1.6 pikë në 8.4 % të tregut. Ndërsa performanca e iOS pothuajse nuk solli ndonjë gjë të re duke patur një rritje tejet të vogël dhe tashmë ka 17.5 % të tregut.

gsmarena_001Blackberry përkundër të lartpërmendurve, ra me 1,7 % duke shënuar një performancë negative së bashku me platformat e tjera që ranë me 1.8 %. Në SHBA Android performoi mjaft mirë duke u rritur me 7.3 % dhe arritur një penetrim prej 59.1 % të tregut. iOS pati humbje në shtëpinë e saj me 6.8 % së bashku me Windows Phone që ra me 0.9 % në 4.7 % të tregut.

Në Kinë, Blackberry u zhduk tërësisht nga harta e smartfonëve, ndërsa Android pati rritjen më të madhe duke arritur rezultate rekord. Platforma e Google u rrit me 7.9 % në një total prej 79.8 %. Microsoft me gjithë përpjekjet për të hyrë fuqishëm në botën e smartfonëve në këtë vend dëshmoi vështirësitë që po has duke humbur 1.4 % të tregut. Në Japoni në kryesim është iOS duke u rritur me 5.6 % të tjera dhe arritur në 55.4 %. Android pati rënie me 0.8 % në 43.6 %, Blackberry humbi çdo gjë në këtë shtet, ndërsa Windows Phone u përmirësua por, akoma mbetet prapa.

E fundit në Australi, iOS u rrit me 2 % për të mbyllur hapësirën që ndodhet mes saj dhe Android i cili ra me 3.3 %. Por platforma e Google akoma mban supremacinë me 60.8 % të tregut. Windows Phone tregoi disi progres duke kapur 6.7 % të tregut. (PCWorld Albanian)

Tags >

android
Lajmet e fundit>