Biznes

Kantar Wordlpanel ComTech: iOS tejkalon Androidin në SHBA

Dec 6 2012
0 Shpërndarje
Kantar Wordlpanel ComTech: iOS tejkalon Androidin në SHBA

Sipas hulumtimit më të fundit nga Kantar Wordlpanel ComTech, shitjet e Androidit në Shtetet e Bashkuara të Amerikës po ndihmojnë iOS-in që të marrë pozitën primare në mesin e platformave softuerike në periudhën tre mujore që mbaroi në tetor.

Studimi gjeti që iOS tani ka 48.1 për qind të tregut të smartfonëve në Shtetet e Bashkuara, një rritje kjo prej 25.7 për qind, derisa shitjet e Android-it pësuan rënie me 16.6 për qind në 46.7 për qind të tregut, duke vendosur platformën prapa iOS-it për herë të parë që nga prilli i vitit 2012.

Shifrat nga Kantar janë të ndryshme nga një studim i fundit comScore MobiLens, ku konstatoi që Android është duke kryesuar me 53.6 për qind të tregut, pas një ngritjeje prej 1.4 për qind.

Apple ishte në vendin e dytë me 34.3 për qind të tregut pas një ngritjeje prej 0.9 për qind.

Që të dy studimet mbështeten në intervistat e bëra me përdoruesit, por studimi i comScore nuk përfshin muajin tetor, ndërsa Kantar po. (PC World Albanian)

Lajmet e fundit>