Harduer

Kapakët festivë për iPhone ndriçojnë sa herë që përdoruesi merr një telefonatë ose mesazh

Dec 9 2013
0 Shpërndarje
Kapakët festivë për iPhone ndriçojnë sa herë që përdoruesi merr një telefonatë ose mesazh

ku-xlarge_270x152A nuk do të ishte interesante sikur kapakët e iPhone-ëve të mos shërbenin vetëm për të mbrojtur, por njëkohësisht të ofronin ndjesinë e festës nëpërmjet efekteve të ndryshme? Pikërisht kjo ka qenë ideja e linjës së kapakëve ndriçues për iPhone VanD.

Ato janë transparente dhe përfshijnë në ndërtimin e tyre llamba LED. Këta kapakë janë të disponueshëm për modelet iPhone 5, 5S dhe 5C.

Pajsijet iPhone disponojnë një opsion që mundëson ndezjen e blicit sa herë që vjen një telefonatë ose mesazh.

Në qoftë se ky opsion është i aktivizuar atëherë kapaku do të ndriçojë vazhdimisht sipas një modeli të dizajnuar në të për të lajmëruar përdoruesin nëse dikush po i telefonon ose po i dërgon mesazh, e-mail.

Ndriçimi shpërndahet në gjithë sipërfaqen e kapakut duke e transmetuar këtë efekt jo vetëm në pjesën e pasme, por edhe në pjesët anësore. Është me të vërtetë interesante sidmos po të marrim parasysh se nuk ka nevojë për energji shtesë baterie.

Kjo do të ishte një ide shumë e mirë dhurate për dikë që disponon një iPhone 5 ose për të gjithë ata përdorues që preferojnë të mos e aktivizojnë zilet. (PCWorld Albanian)

Lajmet e fundit>