Vëzhgim

Karaktere nga filmat vizatimor, si fotografi të profileve në Facebook!

Dec 6 2010
0 Shpërndarje
Karaktere nga filmat vizatimor, si fotografi të profileve në Facebook!

Këto janë pyetje mbase të shpeshta që janë bërë kohëve të fundit, por ky trend sipas të gjitha gjasave do të vazhdojë të rrit përmasat pasi që kampanja e re që është lansua nga një faqe në Facebook, po synon që të shtyjë përdoruesit që të ndërrojnë fotografinë e profitit dhe të vendosin një film vizatimor që kanë pëlqyer në fëmijërinë e tyre si zëvendësim, duke tentuar që në këtë mënyrë të sensibilizojë opinionin për abuzimet me fëmijët.

Fushata e quajtur “End Violence Against Children — Childhood Cartoon Faces”, po synon që deri të hënën të mos ketë ndonjë fytyrë në Facebook, por pushtim nga memoriet e së kaluarës. “Kjo për shkak se dëshirojmë të eliminomë dhunën kundër fëmijëve” thuhet në faqen zyrtare. “Kjo fushat synon që përdoruesit e Facebook të ndërrojnë fotografinë e tyre të profilit dhe të shkëmbejnë statusin e mësipërm”.

Origjina e kësaj fushate mbetet një mister, dhe duket se nuk është e lidhur me ndonjë organizatë, por ajo që dihet është reagimi i disa anëtarëve të Facebook të cilët kanë shkruar komente të këtilla si: “Po more qysh jo, kishe kjo far pune paska me nal dhunen”.

Pavarësisht kësaj, dhe reagimeve pozitive e negative, fushata po vazhdon dhe fotografitë nëpër profile po ndryshojnë. /pcworld.al

Lajmet e fundit>