Harduer

Karikuesi portativ BatteryBox premton ruajtje të energjisë edhe pas 5 vitesh nga blerja

Mar 27 2014
0 Shpërndarje
Karikuesi portativ BatteryBox premton ruajtje të energjisë edhe pas 5 vitesh nga blerja

batteryNjë bateri e re portative premton të ketë energji të mjaftueshme për të karikuar 8 iPhone dhe 1 MacBook Air për 12 orë edhe pasi të kenë kaluar 5 vjet që nga momenti i blerjes. Ndryshe nga produktet e tjera që humbasin kapacitetin e tyre me kalimin e kohës, BatteryBox përdor një sistem të ri për menaxhimin e energjisë të quajtur BatteryOS që monitoron atë çka ndodh brenda baterisë Lithium-Ion dhe optimizon energjinë në mënyrë të tillë që parandalon degradimin.

Kjo është një metodë e re që e bën baterinë të ruajë 96% të kapacitetit të saj origjinal edhe pas 3000 karikimesh dhe shkarkimesh, pothuajse dy herë më tepër sesa bateritë që nuk disponojnë këtë sistem.

E gjithë kjo mund të sigurohet vetëm për 139 $. Bateria 12 000 mAh e BatteryBox është e para që implementon këtë teknologji, por kompania shpreson të punojë me palët e treta për të integruar këtë sistem edhe në pajisje të tjera si për shembull tek makinat elektrike. (PCWorld Albanian)

Tags >

Karikus
Lajmet e fundit>