Harduer

Karta grafike më e shpejtë në botë AMD Vega Frontier Edition do të kushtojë 1,199 dollar

Jun 16 2017
0 Shpërndarje
Nëse flasim për grafikat, procesorët grafikë Nvidia GeForce dominojnë. Por adhuruesit e lojërave nuk kanë harruar arkitekturën e re Vega të AMD-së. Karta grafike më e shpejtë në botë AMD Vega Frontier Edition do të kushtojë 1,199 dollar Photo Source: AMD

Me debutimin e serive Intel Core X dhe procesorët AMD Ryzen, konkurrenca në procesorët desktop pritet të sjellë përfitime për konsumatorët.

Nëse flasim për grafikat, procesorët grafikë Nvidia GeForce dominojnë. Por adhuruesit e lojërave nuk kanë harruar arkitekturën e re Vega të AMD-së.

Detajet kanë munguar dhe e vetmja gjë që kemi parë në lidhje me këtë gjeneratë të re është modeli Frontier i dizajnuar për inteligjencën artificiale, 3D dhe informatikë cloud.

Sipas disa informacioneve të publikuara gjatë ditës së sotme, mësuam se Vega Frontier nuk do të jetë aspak i lirë. Konkretisht modeli me ajrim do të kushtojë 1,199 dollar ndërsa me ftohje të lëngshme 1,799 dollar.

Për kaq para, Vega Frontier premton 134 teraflops performancë, pothuajse 1 teraflops më shumë sesa grafika më e mirë e Nvidia, Geforce GTX Titan Xp.

Sipas AMD Vega Frontier është 70% më e shpejtë sesa Titan Xp. Por kompania thotë se grafikat Vega për lojtarët do të jenë edhe më të shpejta por nuk do të shfaqen përpara fundit të 2017-ës. /PCWorld Albanian

Lajmet e fundit>