Lajmet

Kartat e kreditit janë më të pasigurta pasi The Home Depot konfirmoi se ishte hakuar

Sep 10 2014
0 Shpërndarje
Kartat e kreditit janë më të pasigurta pasi The Home Depot konfirmoi se ishte hakuar

shutterstock_180692453.0.0_standard_800.0The Home Depot konfirmoi ditën e djeshme se sistemet e saj të pagesave kishin rënë pre e hakerave. Kompania akoma nuk ka dhënë shumë detaje përsa i përket kësaj çështje, por tha se të gjithë klientët që kanë përdorur kartën e kreditit apo të debitit gjatë 5 muajve të fundit në Shtetet e Bashkuara apo në Kanada janë të rrezikuar. Grupi i hakerave mendohet të ketë përdorur të njëjtën metodë që përdori për të hakuar dhe kompanitë e tjera si Target, P.F, Chang’s dhe Neiman Marcus. Ata kanë ngarkuar softuerë të infektuar në regjistrat e parave dhe në pika të tjera të sistemit të shitjeve për të marrë informacion nga kartat e kreditit. Këto informacione të vjedhura janë shumë të rrezikshme pasi mund të përdoren nga një palë e tretë e paautorizuar për të bërë blerje apo kryer pagesa.

The Home Depot shprehet se ajo i filloi hetimet më 2 shtator direkt pasi raportet treguan se ishte një ndër kompanitë e shenjëstruara për sulmin kibernetik. Gjiganti i harduerëve është fokusuar tek veprimet me kartat në periudhën e prillit duke qenë se hakerat kanë shfrytëzuar momentin kur përdoruesit kanë kryer pagesa për të vjedhur të dhënat e tyre për 5 muaj pa u diktuar. Kompania akoma nuk mund të thotë se cilat karta janë hakuar specifikisht dhe kjo gjë ka ndikuar shumë tek klientët e saj.

Përmasat e kësaj vjedhjeje mbeten akoma të pakonfirmuara, por dihet se është më masive se vjedhjet e mëparshme. Target ishte gjithashtu viktimë e një sulmi të tillë vitin e kaluar, gjatë së cilit u vodhën informacione nga 40 milionë karta krediti. (PCWorld Albanian)

Lajmet e fundit>