Harduer

Kartelave grafike Nvidia GeForce GTX 550 dhe 560 po ju vjen fundi

Jul 31 2012
0 Shpërndarje
Kartelave grafike Nvidia GeForce GTX 550 dhe 560 po ju vjen fundi
Teknologjia duket se “plaket” më shpejt nga të gjitha, pra që e ardhmja e saj është gjithmonë shumë e pasigurtë. Ky lajm vjen si pasojë e kartelave grafike të Nvidia-s, që në një lajmërim të djeshëm thuhet se kartelat grafike Nvidia GTX 550 dhe 560, nuk do të prodhohen më në një të ardhme të afërt.
 
Nga vjetërsimi, ne nuk po themi se ato do të ndërpriten papritmas së prodhuari, por ne kërkojmë të shprehim se këto kartela po arrijnë fundin e jetës dhe Nvidia po i vë kartelave një etiketë “fundi i jetës” EOL (End of Life).
 
Kjo gjë po bëhet pasi aksionerët tashmë janë më shumë të fokusuar rreth produkteve edhe më të reja si kartelat grafike të Nvidia GeForce GTX 660 dhe 650. Një nga kartelat, GTX 660 Ti, pritet të hyjë në treg më 16 gusht të këtij viti.
 
Nëqoftëse, nuk jeni shumë të fiksuar pas teknologjisë më moderne, mbajini sytë të ngulur pas kartelave GTX 550 dhe 560, pasi ato mund të pësojnë një rënie të madhe të çmimit. (PCWorld Albanian)

Tags >

Nvidia
Lajmet e fundit>