Blog

Kartelët Kolumbianë të drogës pastrojnë para përmes monedhave kriptografike

Apr 7 2018
0 Shpërndarje
E gjithë skema u zbulua nga qeveria Belge në kohën kur ajo kishte vendosur ndërtimin e një ambasade të re në Republikën Demokratike të Kongos. Kartelët Kolumbianë të drogës pastrojnë para përmes monedhave kriptografike

Byroja Qendrore e Hetimit në Poloni konfiskoi një pasuri prej 300 milion eurosh javën e kaluar, para të cilat ishin depozituar në dy kompani të regjistruar në Varshavë.

Pronarët e kompanisë ishin shtetas panamezë dhe kolumbianë. Njëra prej kompanive kishte aksione në një bursë të këmbimit të monedhave kriptografike.

E gjithë skema u zbulua nga qeveria Belge në kohën kur ajo kishte vendosur ndërtimin e një ambasade të re në Republikën Demokratike të Kongos.

Mashtrimi ndodhi pas përzgjedhjes së kontraktorit nga Ministria e Jashtme Belge. Një grup mashtruesish të cilët silleshin si përfaqësuesit e kompanisë së kontraktuar arriti të merrte nga Ministria Belge plot 400,000 euro.

Pasi mësuan se kishin rënë pre e një mashtrimi, Policia Belge dhe Interpoli filluan një hetim të gjërë.

U zbulua se kompania e mashtruesve në fjalë ishte e regjistruar në një provincë të Varshavës, Pruszkow.

Gjatë hetimeve u zbulua një kompani e dytë e cila merrej me pastrimin e parave. Kjo kompani ishte e lidhur me një bursë të monedhave kriptografike. Të dy kompanitë kishin depozita prej 300 milion eurosh në llogaritë e tyre.

Dy të huajt i shpëtuan arrestimit ndërsa burime anonime thonë se janë të lidhur ngushtë me kartelët kolumbianë të drogës. Paratë e pastruara nga dy kompanisë vinin nga shitja e kokainës dhe vjedhjeve si në rastin e Ministrisë Belge.

Të dyshuarit ishin përpjekur të mbulonin gjurmët e tyre duke këmbyer paratë në bursa kriptografike. /PCWorld Albanian

Lajmet e fundit>