Harduer

Kasat prej bambuje të Foxconn

Dec 13 2009
0 Shpërndarje
Kasat prej bambuje të Foxconn

Është rasti i Foxconn, e cila ka prezantuar dy variante kasash për desktop, një tower dhe një kasë për HTPC. Veçoria e tyre është se kanë ballin të realizuar në fletë bambule, secila me motive pak të ndryshme, ndërsa pjesa tjetër e kasës mbetet përgjithësisht tradicionale.

Kështu, bamboo forest 1 është një kasë ATX, me një kornize të marrjes së ajrit anësore gjithashtu të realizuar në bamboo, ndërsa Bamboo Forest 2 është një kasë për borde micro ATX. Të themi të drejtën, të dyja produktet e reja janë relativisht të vakëta në dizain, për të mos thënë që për shumëkënd mund të duken të papëlqyeshme, me kontrastin e vrazhdë dhe pa vend të bambusë the pjesëve metalike, si dhe tonalitetet jo fort të zgjedhura të drurit apo gjeometrinë spartane, e cila shpesh të kujton radiot e pas Luftës së Dytë Botërore se sa  një pajisje estetike të shekullit XXI.

Tags >

Foxconn
Lajmet e fundit>