Blog

Kasparov: Përqafoni epokën e inteligjencës artificiale

Jul 30 2017
0 Shpërndarje
Megjithatë ai tha se pritet të ketë impakt të lartë social. Ai e mirëpriti ndryshimin dhe tha se do të ishte gjë e mirë nëse efekte e saj përshpejtohen. Kasparov: Përqafoni epokën e inteligjencës artificiale

Njerëzit duhet të përqafojnë ndryshimin që do të sjellin makineritë inteligjente tha ish kampioni i botës në shah Garry Kasparov.

Gjatë një fjalimi në konferencën Def Con në Las Vegas ai tha se ngritja e inteligjencës artificiale nuk do të përbënte kërcënim për njerëzimin.

Megjithatë ai tha se pritet të ketë impakt të lartë social. Ai e mirëpriti ndryshimin dhe tha se do të ishte gjë e mirë nëse efekte e saj përshpejtohen.

Gjatë fjalimi të tij të gjatë kur përshkroi eksperiencat e tij ndërsa luante shah kundër kompjuterit Deep Blue zhvilluear nga IBM, ai e vendosi ngritjen e inteligjencës artificiale në kontekst historik.

Kaspararov foli edhe për kompjuterin AlphaGo i cili mund mjeshtrin e madh të lojës Go. Në kontrast Deep Blue, kompjuteri që e mundi atë në 1996 dhe 1997 ishte thjesht i shpejtë dhe përdorte teknika të egra për të fituar.

Sipas tij nëse njerëzit punojnë së bashku me makineritë inteligjente, mundësitë të mëdha kreative do të shfaqeshin.

“Të gjithë besojmë se makinat do të na zëvendësojnë dhe do të zhdukemi por besoni se ka hapësirë mjaftueshëm për kreativitet,” shpreh Kasparov. /PCWorld Albanian

Lajmet e fundit>