Lajmet

Kaspersky akuza Microsoft për pratika monopolistike me softuerët e sigurisë

Jun 6 2017
0 Shpërndarje
Akuzat u dërguan pranë Komisionit Evropian ku ky i fundit i konfirmoi ato. Kaspersky akuza Microsoft për pratika monopolistike me softuerët e sigurisë Photo Source: Getty Images

Prodhuesi Rus i softuerëve të sigurisë Kaspersky akuzoi Microsoft për abuzim me pozitat dominuese duke ofrua alternativën e saj të sigurisë në Windows 10.

Akuzat u dërguan pranë Komisionit Evropian ku ky i fundit i konfirmoi ato. Microsoft tha se funksionalitetet e saj të sigurisë ofron brenda kuadrit ligjor të konkurrencës.

“Objektivi kryesor i Microsoft është mbrojtja e konsumatorëve,” shprehej Microsoft. Ndërsa Kaspersky tha se:

“Veprimet e Microsoft ofrojnë një nivel më të ulët mbrojtje për përdoruesit, një kufizim i të drejtës së tyre për të zgjedhur si dhe shkaktojnë humbje financiare për përdoruesit por edhe ofruesit e shërbimeve të sigurisë.”

Ankesat e Kaspersky ishin dërguar më parë edhe pranë Agjencisë Ruse Kundër Monopolit. /PCWorld Albanian

Lajmet e fundit>