Softuer

Kaspersky Internet Security 2013 i gatshëm për shkarkim

Mar 9 2012
0 Shpërndarje
Kaspersky Internet Security 2013 i gatshëm për shkarkim

Avast në fund  të shkurtit lëshoi versionin që mund të funksiononte edhe për Windows 8 që nënkupton që Kaspersky nuk është ndërmarrja e vetme që është duke e bërë gati produktin e vet për Windows 8.

Shkarkimi i mëposhtëm përfshin produktin e plotë Internet Security 2013 për versionet 32 dhe 64 it të Windows 8. Produkti do të aktivizohet automatikisht për 90 ditë pas ditës kur është bërë instalimi në sistem.

Sa për ndërmarrjen, shpejtësia e produktit është përmirësuar dukshëm dhe nuk do të zvogëlojë shpejtësinë e kompjuterit personal.

Ndryshimet e vetme të tjera të përmendura janë ndërlidhja në mes KIS dhe teknologjisë testuese dhe Windows Security Center dhe mbështetja për veçoritë e reja të sigurisë së sistemit operativ Windows 8.

Shkarkoni Kaspersky Internet Security 2013. [143 MB]

Kaspersky ka krijuar një forum të ri për mbështetje të përdoruesve të versionit beta për t’i raportuar vrimat dhe shkëmbimin e informacionit. Nëse ju jeni të interesuar, ju mund të klikoni këtu dhe të merrni pjesë në biseda.

Ndërmarrja thotë që “softueri është i shpërndarë ashtu siç është,” dhe ai “mund të jetë jostabil”, që tregon që është një produkt beta me qëllim të kapjes të sa më shumë vrimave nga testuesit. (PCWorld Albanian)

Tags >

Kaspersky
Lajmet e fundit>