Lajmet

Kaspersky: Mashtruesit me kriptomonedha vodhën 2.3 milion dollarë në tre mujorin e dytë të 2018

Aug 15 2018
0 Shpërndarje
Metoda kryesore e mashtrimit ka qenë ajo përmes ICO-ve të rreme. Kaspersky: Mashtruesit me kriptomonedha vodhën 2.3 milion dollarë në tre mujorin e dytë të 2018

Kriminelët kibernetikë kanë fituar mëse 2.3 milion dollarë në skema mashtrimi me monedhat kriptografike gjatë tre mujorit të dytë të 2018-ës sipas një raporti të Kaspersky.

Kompania raportoi se ka parandaluar mëse 60,000 përdorues nga vizitimi i uebfaqeve mashtruese përgjatë periudhës Prill-Qershor 2018.

Metoda kryesore e mashtrimit ka qenë ajo përmes ICO-ve të rreme.

Por gjithashtu ka pasur uebsajte keqdashëse të cilat maskohen si shërbime popullore kriptomonedhash.

Amerika e Jugut dhe Azia kanë aktivitetin më të lartë të mashtrimeve me kriptomonedhave.

15.51% e sulmeve me phishing janë realizuar në Brazil. Kina vjen e Dyta me 14.4% ndjekur nga Gjeorgjia, Kirgistani dhe Rusia. /CryptoWorld.al

Lajmet e fundit>