Lajmet

Kaspersky me vrimë që shkakton bllokim të sistemit në tërësi

Mar 11 2013
0 Shpërndarje
Kaspersky me vrimë që shkakton bllokim të sistemit në tërësi

Ndonëse përdoret kundër sulmeve, vetë produkti Internet Security 2013 i Kaspersky Lab përmban një vrimë që mund të shfrytëzohet nga larg, veçanërisht në rrjetet lokale, që tërësisht të bllokohet sistemi operativ në kompjuterët që e përdorin këtë version të softuerit.

Vrima mund të sulmohet duke dërguar një pako të veçantë të IPv6 (Internet Protocol versioni 6) tek kompjuterët që përdorin Kaspersky Internet Security 2013 dhe produktet e tjera të Kaspersky-it që kanë funksionimin e firewallit, tha gjatë kësaj jave, hulumtuesi i sigurisë, Marc Heuse, në një këshillë të publikuar në një listë të pazbuluar.

“Një pako e fragmentuar me shumë, por me një ballinë të madhe të shtojcës dërgon tek një ngecje e plotë e sistemit operativ,” tha ai. “Asnjë porosi e regjistruar ose dritare paralajmëruese nuk paraqitet dhe as sistemi nuk është në gjendje që të kryejë ndonjë punë.”

Mbështetja për IPv6 mundësohet vetvetiu për ndërfaqet e rrjetit në Windows Vista dhe në versionet e mëvonshme të sistemit Windows, duke përfshirë këtu edhe shumë lloje të Linux dhe në Mac OS.

Adoptimi me IPv6 për momentin është relativisht në masë të vogël, kështu që numri i kompjuterëve që janë publikisht të qasshëm përgjatë IPv6 nuk është shumë i madh.

Sidoqoftë, shumica e kompjuterëve janë të qasshëm përgjatë IPv6 në rrjetet lokale dhe kanë adresa lokale IPv6 të shoqëruara me to vetvetiu. (PCWorld Albanian)

kaspersky

Tags >

Kaspersky
Lajmet e fundit>