Lajmet

Kaspersky padit administratën e Trump

Dec 19 2017
0 Shpërndarje
Kaspersky vazhdimisht ka mohuar akuzat dhe shprehur se kurrë nuk do të ndihmonte qeverinë e një vendi në spiunazh kibernetik. Kaspersky padit administratën e Trump

Kompania e njohur Ruse e antiviruseve Kaspersky Lab paditi të Hënën në një gjykatë federale administratën e Trump, me argumentimin se qeveria Amerikane ka dëmtuar imazhin e kompanisë duke ndaluar përdorimin e softuerëve të saj në agjencitë qeveritare.

Padia është përpjekja e radhës e Kaspersky për të rrëzuar akuzat dhe pretendimet se kompania është nën influencën e Kremlinit.

Në Shtator, Departamenti i Sigurisë Kombëtare në SHBA, lëshoi një direktivë ku u kërkonte agjencive qeveritare të ndalonin përdorimin e produkteve të sigurisë të Kaspersky.

Urdhri erdhi pas shqetësimeve se softuerët e Kaspersky mund të përdoren nga agjencitë Ruse të inteligjencës dhe si rezultat të cenonin sigurinë kombëtare të Shteteve të Bashkuara.

Kaspersky vazhdimisht ka mohuar akuzat dhe shprehur se kurrë nuk do të ndihmonte qeverinë e një vendi në spiunazh kibernetik.

“DHS ka dëmtuar reputacionin e Kaspersky Lab dhe operacionet e saj komerciale pa provuar se kompania ka vepruar gabim,” shprehej themeluesi Eugene Kaspersky.

Për të hequr dyshimet, kompania tha se do të ofronte kodin burimor të softuerëve të saj për testim nga testues të pavarur. /PCWorld Albanian

Tags >

Kaspersky
Lajmet e fundit>