Lajmet

Kaspersky Secure Connection është një aplikacion i ri VPN me trafik falas

Aug 16 2017
0 Shpërndarje
Kaspersky Secure Connection është dizajnuar për tu nxitur ta aktivizoni saherë që lidheni në një rrjet të pasigurte Wi-Fi publik. Kaspersky Secure Connection është një aplikacion i ri VPN me trafik falas

Mbase dëgjuat lajmin se Opera mbylli njëherë e mirë shërbimin Opera Max VPN. Edhe pse nuk është lajm i mirë, ekzistojnë alternativa aplikacionesh VPN të cilat nuk kanë nevojë për kompresimin e të dhënave të Opera Max.

I tillë është aplikacioni Kaspersky Secure Connection. Aktualisht është në fazë beta dhe ka kufizim të dhënash por është falas.

Kaspersky Secure Connection është dizajnuar për tu nxitur ta aktivizoni saherë që lidheni në një rrjet të pasigurtë Wi-Fi publik.

Funksionalitetet janë ato që mund të prisni nga një aplikacion VPN. Trafiku juaj devijohet përmes një lidhjeje të enkriptuar me serverin VPN dhe më pas dërgohet tek destinacioni.

Ky proces parandalon përgjimin por serveri VPN sheh çdo gjë. Kaspersky thotë se nuk do të mbajë historikun e aktivitetit tuaj dhe mbetet në dorën tuaj për ti besuar ose jo.

Aplikacioni është falas por do tu duhet të paguani për versionin premium pa kufizim trafiku. Momentalisht jeni të kufizuar në vetëm 200MB trafik ditor në versionin beta, një ofertë mjaft bujare krahasuar me aplikacionet të tjera të ngjashme. /PCWorld Albanian

Lajmet e fundit>