Lajmet

Kaspersky tërheq akuzat kundër Microsoft lidhur me antivirusin Defender

Aug 10 2017
0 Shpërndarje
Kaspersky thotë se Microsoft ka ngritur pengesa të pandershme për prodhuesit e pavarur të sistemeve të sigurisë në Windows 10. Kaspersky tërheq akuzat kundër Microsoft lidhur me antivirusin Defender

Firma Ruse e sigurisë kibernetike Kaspersky Lab tha ditën e Mërkure se do të tërhiqet nga akuzat e bëra në drejtim të gjigandit të softuerit Microsoft për mënyrën sesi ofron përditësime sigurie tek përdoruesit e Windows.

Kaspersky thotë se Microsoft ka ngritur pengesa të pandershme për prodhuesit e pavarur të sistemeve të sigurisë në Windows 10.

Në Qershor kompania akuzoi Microsoft për abuzim me pozitat dominuese në tregun e kompjuterave personalë duke dëmtuar antivirusët e palëve të treta me debutimin e Defender në Windows 10.

Themeluesit Eugene Kaspersky tha se Microsoft kishte hequr softuerin e Kaspersky kur përdoruesit instalonin Windows 10-ën duke adoptuar Defender.

Microsoft mohonte çdo akuzë me arsyetimin e çdo gjë ishte bërë që përdoruesit të ishin të mbrojtur.

Në një postim të publikuar në blog ditën e Mërkure, Microsoft shprehej se do të punojë më nga afër me prodhuesit e antivirusëve nga palët e treta. /PCWorld Albanian

Lajmet e fundit>