Lajmet

Kaspersky zbuloi një softuer të fshehtë spinuazhi tepër të sofistikuar ngjashëm me virusin Stuxnet

Feb 17 2015
0 Shpërndarje
Kaspersky zbuloi një softuer të fshehtë spinuazhi tepër të sofistikuar ngjashëm me virusin Stuxnet

Harddisk-798x310

Mbase duhet ta merrni seriozisht artikullin tone lidhur me 5 trendet e sigurisë së informacionit në 2015. Hulumtuesit e sigurisë pranë laboratorëve të firmës së sigurisë Kaspersky ka zbuluar se një agjensi, me shumë gjasa agjensia amerikane e sigurisë, ka zhvilluar një softuer përgjues i aftë të mbledhë të dhëna në hardisqet e kompjuterave tanë në fshehtësi të plotë.

Ky softuer është lehtësisht i implementueshëm në harduerët e prodhuar nga Western Digital, Seagate, Toshiba, IBM, Micron Technology dhe Samsung. Një mbikëqyrje massive në të gjithë kompjuterat e botës mund të jetë duke ndodhur edhe tani.

Raportimet e Kaspersky na vënë në dijeni të një përgjimi masiv në mbi 30 shtete përfshi Iranin, Turqinë, Rusinë, Afganistanin, Pakistanin dhe Kinën. Objektivat e këtij përgjimi ishin institucionet qeveritare dhe ushtarake, kompanitë e telekomunikacionit, bankat, firmat e energjisë, reaktorët nuklearë, gazetarët dhe aktivistët islamikë.

Megjithëse Kaspersky zyrtarisht nuk përmend agjensinë amerikane të sigurisë kibernitike, vënë theksin tek lidhjet e këtij softueri me krimbin Stuxnet i cili shënjestronte impiantet nukleare iraniane.

Ky softuer aktivizohet në momentin që ndizet kompjuteri i përdoruesit. Kasperksy tha se ky kërcënim është një zbulim i madh teknologjik, i cili kërkon akses në burimet e kodeve të vetë prodhuesve të këtij harduerit. Mendohet që ky softuer spiunazhi mendohet të jetë aktiv që nga 2001, dhe ka shenjestruar objektiva shtetëror të një niveli të lartë.

(PCWorld Albanian)

Lajmet e fundit>