Lajmet

Kaspersky gjen virusin e parë në Android

Aug 10 2010
0 Shpërndarje
Kaspersky gjen virusin e parë në Android

Trojan-SMS.AndroidOS.FakePlayer.a arrin i fshehur si një aplikacion për lexim të medieve por në fshehtësi dërgon mesazhe me tekst në prapavijë në destinacione që do t’i kushtojnë përdoruesit, dhe këto gjëra ndodhin pa dijeninë apo lejen e tij. Kodit besohet të jetë një skemë për fitim të të hollave nga kriminelët.

Ky nuk është shembull i parë i kodit të dëmshëm në këtë platformë, por është kodi i parë i krijuar me kod natyral të Android. Kishim më parë rastin kur një grup i celularëve HTC Magic nga Vodafone në mënyrë aksidentale kanë pasur viruse nga Windows që kanë infektuar kompjuterë kur ata u lidhën me USB.

Denis Maslennikov për hulumtime mobile paralajmëroi se trojani mund të jetë i pari i një vale sulmesh, ndaj popullaritetit të shtuar të Android, që mund ta ekspozojë atë më shumë ndaj sulmeve. “Ata që shesin pajisje me bazë në Android janë duke përjetuar numrin më të madh në rritje të shitjeve në mesin e prodhuesve të smartphoneve” tha ai. “Si rezultat i kësaj, ne mund të presim të shohim një rritje të ngjashme me sasinë e malware që vë si cak këtë platformë”.

Google ka një numër të masave të sigurisë për tu ruajtur ndaj malware, siç është rasti për klikim lejimi para se të instalohen  aplikacione që nuk i përkasin tregut, dhe gjithashtu edhe paralajmërime që tregojnë se çfarë po kërkon një aplikacion, në mënyrë që të parandalojë shfaqjen e funksioneve të gabueshme. (PCWorld Albanian)

Lajmet e fundit>