Lajmet

Katër ditë na ndajnë nga Konferenca Kombëtare për CIIP dhe GDPR organizuar nga UBT

May 22 2018
0 Shpërndarje
Katër ditë na ndajnë nga Konferenca Kombëtare për CIIP dhe GDPR organizuar nga UBT

Edhe katër 4 ditë na ndajnë nga Konferenca e madhe Nacionale “Infrastrukturat Kritike të Informacionit dhe Mbrojtja e tyre – CIIP & GDPR” organizohet në bashkëpunim me UBT, divizionin e CERT dhe partnerëve tanë përmendur këtu edhe ICTSmedia.

Më 25 Maj UBT-CERT organizon në Prishtinë konferencën e parë kombëtare dedikuar infrastrukturave për mbrojtjen e të dhënave (CIIP) dhe Rregullores së Përgjithshme të Mbrojtjes së të Dhënave (GDPR).

Konferenca organizohet në kuadër të Javës së Shkencës dhe Teknologjisë së UBT-së në Parkun Teknologjik dhe Shkencor të këtij universiteti.

Gjatë kësaj konference do të ketë shumë aktivitete ndër to edhe do të promovohet libri i Prof Ruzhdi Jashari ku botimin e saj e bënë UBT-ja lidhur me GDPR Mbrojtjen e të Dhënave Personale.

Kësaj teme do ti bashkëngjitet edhe ligjërues nga UBT prof Blerton Abazi i cili përmes një udhërrëfyesi të përgatitur do të njoftoj audiencën se si duhet vepruar me Rregulloren e re të përgjithshme të Bashkimit Evropian të mbrojtjes së të dhënave.

Axhenda e Konferencës vijon si mëposhtë:

  • 11:00 Pritja e mysafireve, stafi organizativ
  • 11:30 Mirëseardhje, UBT-CERT Team
  • 11:35 Hapja e konferencës, Rektori UBT-së Prof. Dr. Edmond Hajrizi
  • 12:00 Prezantimet, folësit e konfirmuar
  • 13:15 Prezantimi i Analizës & vlerësimit, UBT-CERT Team
  • 13:25 Diskutim në çështjet e përmendura, Prof. Dr. Edmond Hajrizi & folësit e konfirmuar
  • 14:00 Mbyllja & falënderime, Rektori UBT-së Prof. Dr. Edmond Hajrizi
  • 14:30 Koktej për pjesëmarrësit & fotografia e përbashkët

Do jetë një gamë e ndryshme e folësve që do jenë prezentë gjatë konferencës të ndarë në 3 sesione, mbi 30 folës, mbi 250 pjesëmarrës të regjistruar ndër ta mysafir nga CERT Rumanisë prezent do jetë vetë Drejtori i këtij institucioni, CERT nga Shqipëria AKCESK, Kosovës KOS-CERT, CERT Policisë Kosovës, CERT MFSK-së, Drejtori ASHI-së,, ATK, Doganat e Kosovës, Ministria e Shëndetësisë Forensica e Kosovës, Agjencioni i Ushqimit, Ministritë e linjës, sektori i Financave ish CEO e Bankës Ekonomike zj. Merita Gjyshinca Peja, kompanitë e menaxhimit të Ujit, Emergjencave, Energjisë elektrike, sektori i TIK-ut, ISP-të, kompani private dhe stafi i huaj diplomatik në Kosovë partner të UBT-CERT divizionit, etj.

Gjatë konferencës nga Rektori i UBT-së prof Dr Edmond Hajrizi për herë të parë do të lançohet “Komisioni i Ekspertëve të Kërkimit të Infrastrukturave Kritike të Informacionit” (Critical Information Infrastructures Expert Research Committee) i cili do të zhvillojë kërkime dhe studime në siguri kibernetike për mbrojtjen e këtyre infrastrukturave kritike të informacionit në nivel nacional të Republikës së Kosovës dhe rajonit.

Në fund synohet të arrihet rezultati i përgatitjes së komplet planit dhe strategjisë për identifikimin dhe trajtimin e Infrastrukturave Kritike të Informacionit dhe mbrojtjen e tyre, i cili do ti prezantohet Qeverisë së Republikës së Kosovës nga UBT-CERT.

KONFERENCA NACIONALE “INFRASTRUKTURAT KRITIKE TË INFORMACIONIT DHE MBROJTJA E TYRE – CIIP & GDPR”

25 Maj, ora 11:00, UBT Science & Technology Park (UBT Kampus Magjistralja Prishtine – Ferizaj – Rrethi te QMI)

Facebook event url https://web.facebook.com/events/1920684981289663/

Regjistro tiketën tënde https://www.eventbrite.com.au/e/national-conference-on-ciip-gdpr-tickets-45852290435

Gjeo-lokacioni: https://goo.gl/maps/n3z9R7m1CFn Magjistralja Prishtinë -Ferizaj – Rrethi te QMI

Numrat kontaktues stafi organizativ 049 459 572 & 045 592 424.

Konfirmoni pjesëmarrjen tuaj në [email protected] dhe menjëherë do të pranoni informacione shtesë për aktivitetin /PCWorld Albanian

Lajmet e fundit>