Analiza

Katër fakte që duhet të dini për sigurinë në iOS

Mar 2 2014
0 Shpërndarje
Katër fakte që duhet të dini për sigurinë në iOS

ios-security-100248320-largeSiguria është një temë e rëndësishme ditët e sotme me një numër agjencish qeveritare që “fusin hundët” ngado në privatësinë e përdoruesve. Debatet dhe diskutimet për këtë sa vijnë e shtohen sepse njerëzit shqetësohen për privatësinë e tyre.

Për shkak të kësaj, shumë përdorues kanë filluar të vënë në dyshim sigurinë e pajisjeve të tyre, përfshirë edhe iPhone-t e tyre dhe sigurinë e sistemit iOS. Prandaj Apple ka përditësuar shpesh sigurinë në sistem por gjithsesi, jo të gjithë përdoruesit janë në dijeni për sigurinë në iOS. Më poshtë, janë katër fakte që duhet t’i dinë përdoruesit e iOS në lidhje me sigurinë në sistem.

Mbrojtja e mesazheve

Si shumë shërbime të tjera të dërgimit të mesazheve online, edhe iMessage varet në kriptimin e një kodi publik në funksion. Kjo teknologji përdor dy numra shumë të gjatë bazuar në enkriptimin e të dhënave rastësore. Kur aktivizohet aplikacioni, vetë sistemi gjeneron një kod të tillë dhe një ia dërgon serverave të Apple dhe tjetrin e ruan në memorien e pajisjes. Kur dikush ju dërgon një mesazh në pajisjen tuaj me iOS, ai përdorues virtualisht i kërkon Apple që t’i dërgojë mesazh këtij përdoruesi (juve) me këtë kod enkriptimi të cilin Apple e përdor për të gjetur pajisjen tuaj.

Autorizimi i prodhimit

Siç është përfolur për muaj të tërë, Apple vërtet ka çipe të ndryshme nëpër kabuj e tela që vërtetojnë që kjo pajisje është prodhim i autorizuar nga Apple. Sipas dokumentacionit të sigurisë, ky çip është prodhuar posaçërisht nga Apple dhe përmban një certifikim që njihet vetëm nga kompania. Ky proces autentifikimi nuk është vetëm në kabuj, por aty është më i rëndësishëm. Procesi realizohet për çdo gjë të Apple që bën identifikim nëse një produkt apo shërbim është vërtet nga Apple. E nëse vërtetimi nuk bëhet, atëherë Apple merr një raport për këtë.

Siri di gjithçka, por nuk i thotë të gjitha

Edhe pse përdoruesi mund të mos e ketë aktivizuar, Siri është gjithmonë në punë dhe është vërtet kompleks. E gjithë puna që bën Siri realizohet në serverat e Apple, jo në pajisjen e përdoruesit. Kjo do të thotë që pajisja i dërgon informacione serverave të Apple që të marrë udhëzimet se çfarë të bëjë aplikacioni. Nga informacionet që dërgon Siri, më sensitivet janë zëri dhe ato ç’ka thotë përdoruesi, foto, mesazhe, zakone aplikacionesh të përdoruesit, etj. Për mbrojtjen e të dhënave, Apple përdor atë që quhet “maskimin progresiv” për të limituar sasinë e informacionit që shkon për në serverat e Apple dhe për të ulur rrezikun që këto të dhëna të rrjedhin. Gjithashtu, në varësi të rëndësisë së informacionit, Apple i fshin ato më të rëndësishmet. Për shembull, rasti i të dhënave të vendndodhjes fshihen nga serverat për çështje dhjetë minutash, ndërsa të dhëna si regjistrime zanore mund të ruhen deri në dy vite.

Më shumë se një procesor

Procesori që bëri revolucionin në smartfonin e vitit të kaluar ishte më i riu nga Apple, procesori A7. Por ai nuk vjen thjesht si një çip i thjeshtë, por pjesë e tij është edhe një element i veçantë që quhet me emrin e koduar “enklava e sigurisë” që ndihmon iOS që të mbajë një siguri më të lartë. Enklava punon me një identifikues unik dixhital që futet në punë që në prodhim. Numrin që gjeneron kjo enklavë nuk e di as Apple dhe nuk gjendet i ruajtur në asnjë vend tjetër veç procesorit. Prej kësaj, duhet një haker shumë i sofistikuar që ta gjejë këtë kod, dhe e gjen vetëm pasi e vjedh fizikisht iPhone-n.

Për këto arsye, sistemi iOS vlerësohet si një ndër më të sigurtët në botën e smartfonëve. Apple e di që përdoruesit shqetësohen për sigurinë dhe privatësinë e të dhënave të tyre. Siguria është një ndër prioritetet nga Apple për të siguruar më të mirën për përdoruesit. (PCWorld Albanian)

Tags >

AppleiOS
Lajmet e fundit>