Lajmet

Katër studentë shqiptarë marrin pjesë në konkursin e NASA-s

May 5 2014
0 Shpërndarje
Katër studentë shqiptarë marrin pjesë në konkursin e NASA-s

1 NASAKatër studentët shqiptarë të Lidhjes studentore DECA nga Shkupi, janë bërë pjesë e një gare globale të Agjencisë Hapësinore Amerikane, NASA-s, me anë të një projekti për zhvillimin e një aplikacioni Android që do të ndihmojë njerëzit për eksplorimin e vendeve të reja dhe që mund të funksionojë edhe pa internet. Projekti i studenteve nga Maqedonia ka qenë një problem që është parashtruar më herët nga vetë Agjencia Hapësinore NASA.

Suad Saliu, kryetar i Lidhjes Studentore DECA u shpreh ekskluzivisht për PCWorld Albanian se ky aplikacion për platformën Androidi, iu mundëson njerëzve që të gjenden më lehtë në hapësirë, posaçërisht në vende të reja. Sipas tij e veçanta ka qenë zgjidhja që është dhënë, që ky aplikacion të punoj edhe pa ndihmën e internetit. Gjithashtu në vendet malore ku nuk mund të kapet interneti, njerëzit munden ta shfrytëzojnë këtë aplikacion që të informohen për vendet me rrezik.

2Si e kemi dhënë zgjidhjen, do të thotë që në këto vende të vendosen disa antena, stacione të cilat do të komunikojnë edhe me satelitët, por edhe me shfrytëzuesit e aplikacionit kur ato do të jenë në afërsi. Kjo zgjidhje lehtëson dhe mundëson që aplikacioni  mund të implementohet edhe në planetët e tjerë në qoftë se e shohin të arsyeshme shkencëtarët që ta bëjnë këtë”, u shpreh Saliu për PCWorld Albanian. Gjithë njerëzit nga mbarë bota mund të votojnë përmes rrjetit social Twiter për këto 20 ekipe që marrin pjesë në këtë konkurs të organizuar nga NASA.

Votimi bëhet duke bërë tweet secili në profilin e tij personal. Projekti i studentëve shqiptar është në renditje i pari dhe votimi për projektet është i hapur deri më 6 maj, ora 06:00. Aktualisht projekti i studentëve shqiptare është në garë të ngushtë me ekipin spanjoll e meksikan, dhe të gjithë mund të japin mbështetjen e tyre: “Unë votova #DECAone për #spaceapps”, ose duke klikuar vetëm tweet në linkun: http://bit.ly/DECAone. (PCWorld Albanian)

Tags >

NASA
Lajmet e fundit>