Lajmet

Keni humbur telefonin? Atëherë mund ta kërkoni në Google

Apr 17 2015
0 Shpërndarje
Keni humbur telefonin? Atëherë mund ta kërkoni në Google

FindMyPhone_1024x512Motori kërkimit të Google për vite me radhë ka ndihmuar përdorur të gjejnë çdo gjë por akoma nuk kishte një zgjedhje nëse ju humbte smartfoni juaj. Por sot kjo do të ndryshojë sepse motori i kërkimit është në gjendje të kërkojë për celularin tuaj të humbur direkt që nga faqja kryesore.

Thjesht kërkoni për “Find my Phone” në panelin e kërkimit dhe Google do të shfaqë një hartë ku tregon edhe vendodhjen e telefonit tuaj. Madje mund të performoni edhe veprimi të tjera si dërgimi i thirrjeve apo kodimi me një fjalëkalim.

Por është e domosdoshme të shkarkohet versioni më i fundit i aplikacionit të motorit të kërkimit Google. Në fakt mundësi për të kërkuar telefonin tuaj në hartë nuk është diçka e re por kërkimit nga Google përbën risinë në këtë mes. (PCWorld Albanian)

Tags >

Google
Lajmet e fundit>