Siguri

Keni kujdes nga vrimat në rregulloret e privatësisë

Apr 5 2010
0 Shpërndarje
Keni kujdes nga vrimat në rregulloret e privatësisë

Studimi i detajuar (mund ta gjeni në find.pcworld.com/63295) gërmoi në policat e privatësisë dhe në praktikat përcjellëse të 50 faqeve më të vizituara të listuara nga Quantcast. Hulumtuesit zbuluan se shtigje si shpërndarjet me anëtarësim dhe kodi përcjellës lejuan shpërndarje të më shumë të dhënave se ç’keni menduar.

Faqet shpesh rezervojnë të drejtën për t’i shpërndarë të dhënat tuaja me të dhënat e anëtarësisë, duke përfshirë entitete në pronë të burimit të njëjtë ose edhe të kontraktove të jashtëm. Por ju ndoshta nuk e dini ç’anëtarësi ka një faqe. Sipas hulumtuesve, News Corporation, faqja amë e MySpace dhe Photobucket ka 1578 anëtarësi. CBS (faqe amë e Download.com) ka 637 anëtarësi. Ngjashëm, një faqe ndodh që të mos shpërndajë të dhëna vazhdimisht me një kompani tjetër, por mund të ndodhë që ta lejojë kompaninë të vendosë një imazh ose kod “krimb web-i” në një faqe, e cila mund t’ju ndjekë në mënyrë efektive.

Shumë faqe tentojnë të mbrojnë informacionin dhe disa ndalojnë të dhënat që mund të mbledhin krimbat e web-it. Për shembull, studimi thekson se Google nuk përcjell të dhëna në mënyrë automatike te përcjellësi Google Analytics, që i mbledh ato, megjithëse ofron iniciativa për të shpërndarë informacione.

Ju mund të ndërmerrni disa hapa për të ruajtur privatësinë. Filtrimi InPrivate i Internet Explorer 8 (find.pcworld.com/63296) monitoron përmbajtjen nga palët e dorës së tretë, që paraqiten kohë pas kohe në faqe të tjera (që shpeshherë, jo gjithmonë, sinjalizon një përcjellës) dhe ose bllokon përmbajtjet e tilla në mënyrë standarde ose ju lejon të zgjidhni për t’i bllokuar. Klikoni në Safety-InPrivate Filtering për të vënë në funksion këtë veçori dhe shkoni tek find.pcworld.com/63296 për më shumë detaje. Ju duhet ta vini në funksion këtë veçori sa herë që startoni shfletuesin.

Përdoruesit e Firefox mund të provojnë një bashkësi të gjerë të shtojcave për mbrojtjen e privatësisë. BetterPrivacy largon cookie-t e Flash, të cilat i përdorin zakonisht disa reklamues dhe nuk mund të fshihen. TACO krijon reklamim me sjellje të caktuar për të larguar cookies (ato të mirat). CookieSafe lejon menaxhim të qëndrueshëm për të gjitha llojet e cookies.

Shtojca e shkëlqyer Ghostery ju alarmon për përcjellësit e fshehur, por nuk i ndalon. Për të bllokuar përcjellës të zakonshëm nga JavaScprit, ju mund të përdorni NoScrpit, megjithëse do të pengojë shumë faqe që të funksionojnë në mënyrë të duhur, ndërkohë që mund t’i lejoni në mënyrë manuale. Një opsion është vendosja e NoScript drejt të gjitha JavaScript dhe pastaj, kur Ghostery raporton një përcjellës, klikoni me të djathtën në ikonën e NoScript për të gjetur burimin e përcjellësit (të cilin gjithashtu e raporton Ghostery) si të panjohur. Duke lejuar të gjitha mbrojtjet të nullfiles Javascript nga NoScript kundrejt sulmuesve potencial prej web faqeve të panjohura JavaScript, kjo do të thotë ngadalësim pune në shfletimin tuaj ditor. Ju gjithashtu mund të kërkoni opsione të avancuara për të ndaluar krimbat e web-it.

Për të marrë ndonjërën prej këtyre shtojcave, shikoni koleksionin e “Privacy Add-Ons” në find.pcworld.com/63297/ Dhe për një zgjedhje tjetër të madhe të privatësisë dhe shtojcave të sigurisë, vizitoni find.pcworld.com/63298.

Lajmet e fundit>