Lajmet

Keqbërësit kibernetikë janë duke keqpërdorur domeinët .eu

Nov 25 2012
0 Shpërndarje
Keqbërësit kibernetikë janë duke keqpërdorur domeinët .eu

Sipas të dhënave nga ndërmarrje të shumta të sigurisë, kriminelët kibernetikë janë në rritje e sipër duke përdorur emrat e domeineve .eu në fushatat e tyre sulmuese.

“Domeinë të ndryshëm keqdashës .eu janë regjistruar gjatë nëntorit të cilat po përdoren për të infektuar PC-të me maluerë përgjatë kitit shfrytëzues Blackhole”,- tha Fraser Howard, i cili është hulumtuesi kryesor i viruseve në ofruesin e shërbimeve të sigurisë Sophos, në një postim në blog gjatë ditës së enjte.

Blackhole është një vegël sulmuese e mbështetur në ueb që përdor shfrytëzues të dobësive në shtojcat për shfletues si Adobe Reader, Flash Player ose Java, për të infektuar kompjuterët me sulme keqdashëse.

Në sulmin e parë nga Sophos, kriminelët kibernetikë vendosën të gjitha faqet e tyre me sulmin Blackhole në emra të domeinëve që dukeshin të rastësishëm me shtojcën .eu, të gjithë duke çuar tek një server i njohur për sulme keqdashëse i vendosur në Republikën Çeke.

“Ata janë jetë-shkurtër; emrat vetëm vendosin në një server të cakut për një periudhë të shkurtër përpara se sulmuesit të kalojnë në tjetrin,” tha Howard.

“Ky lloj i taktikës është mjaft i zakonshëm, i përdorur nga shumë kërcënime në përpjekjet e tyre për të shmangur filtrimet e sigurisë.”

Sidoqoftë, zakonisht TLD-të (domeinët e nivelit të lartë) e tjerë janë ata që abuzohen në sulme të këtilla, jo .eu, tha Howard. (PC World Albanian)

Tags >

haker
Lajmet e fundit>