Siguri

Kërcënimet e sigurisë ndaj Facebook dhe Android në rritje

Apr 21 2011
0 Shpërndarje
Kërcënimet e sigurisë ndaj Facebook dhe Android në rritje

Sipas AVG, përdoruesit e Facebook kanë qenë cak i një rritjeje të nivelit të shpërndarjes së faqeve të dëmshme. “Këto faqe zakonisht mashtrojnë viktimat duke pretenduar për të ofruar video ekskluzive të diçkaje në formën si “O zot nuk do ta besoni këtë se çfarë ka kapur kamera” apo “Nuk do ta kuptoni se çfarë i ka bërë ky mësues nxënësit të tij”. Padyshim, ju mund të mendoni se janë të rrezikuar ata që klikojnë këto linqe dhe që kompletojnë anketat e parashtruara para tyre dhe të cilat kërkojnë informata të tepërta. Por mos harroni të keni sërish kujdes ndaj kërcënimit, në veçanti nëse keni fëmijë të vegjël që përdorin rrjetin social.

Dhe natyrisht ky lëshim jo vetëm që vjedh të dhënat e viktimës, por linku më pas shpërndahet edhe përmes profilit të tij dhe mundëson që të shpërndahet virtualisht përgjatë tërë miqve të tyre në Facebook. Sulme të kësaj natyre janë në rritje; vitin e kaluar, ky lloj malware do të manifestohej në Facebook mesatarisht një herë çdo javë dhe do të prekte 200,000 deri në 300,000 përdorues. Tani, këto gjëra po sulmojnë rrjetin pothuajse çdo dit. Kjo natyrisht është edhe tregues i asaj që 1.76 për qind e spam mesazheve burojnë prej Facebook në çerekun e parë të vitit 2011.

Por pse po bëhet më lehtë dhe më e shpeshtë kjo punë? AVG thekson se besimi që vie me rrjetin tuaj social nuk ndihmon, dhe se rritja e shfrytëzimit të aplikacioneve dhe instalimit të tyre është një indikator i burimit kryesor të malware në këtë faqe.

Por Facebook nuk është i vetëm: Android gjithashtu ka përjetuar një sërë kërcënimesh të sigurisë. Kërcimi i madh është bërë në gjysmën e parë të vitit 2010, që është e kuptueshme pasi që kemi pasur rastin të shohim rritjen e popullaritetit të sistemit operativ. Për fat të keq malware ka tejkaluar madje edhe popullaritetin me konsumatorët. AVG beson se celularët, si Facebook gjithashtu ofrojnë një “ndjenjë të sigurisë negative” duke bërë procesin më të shpejtë për cyber-kriminelët. Kjo së bashku me platformën me kod të hapur të Android ofron një fushë të ëmbël për hakerët dhe cyber-kriminelët.

E si mund të ruani ju vetën? PCWorld Albanian rekomandon që të keni parasysh se çfarë po klikoni në Facebook dhe çfarë po postojnë miqtë tuaj. E gjithashtu sigurohuni se keni versionin më të fundit të antivirusit tuaj të gatshëm për shfrytëzim dhe se platformat juaj Android ka të instaluar atë që i keni thënë ju e jo ndonjë gjë të dyshimtë. /pcworldalbanian

Lajmet e fundit>