Siguri

Kërcënimi nga sulmet kibernetike, vazhdon të jetë i pranishëm

Jan 28 2010
0 Shpërndarje
Kërcënimi nga sulmet kibernetike, vazhdon të jetë i pranishëm

Sipas një studimi të ri nga Qendra amerikane për Studime Strategjike dhe Ndërkombëtare (CSIS ), më shumë se gjysma e kompanive drejtojnë infrastrukturë kritike, si rrjetet elektrike, furnizime të gazit dhe naftës kanë pësuar sulme kibernetike ose infiltrimet të fshehta nga bandat e organizuara apo nga hakerë të sponsorizuar nga shteti,

Sulmet janë pjesë e një “luftë kibernetike të ftohtë” që po ndodh në heshtje nëpër tërë internetin, sugjeron studimi. Dhe një numër në rritje drejtuesish të kompanive besojnë se qeveritë e huaja qëndrojnë prapa sulmeve – ku një anketë e bërë anembanë botës ka gjetur se besohet se SHBA dhe Kina,  përbëjnë kërcënim më të madh përmes cyber-sulmeve.

Studimi, lëshuar në takimin e Forumit Ekonomik Botëror Davos dhe porositur nga kompania e sigurisë kompjuterike McAfee, vendos koston për ekonominë botërore e sulmeve në 1.4 miliard funte çdo vit, ose  3.6 milion funte në ditë – por është kërcënimi ndaj stabilitetit të shërbimeve thelbësore që duhet të trajtohen urgjentisht.

Raporti vjen pasi Google zbuloi se ajo dhe më shumë se 30 kompani të tjera perëndimore në sektorin financiar dhe industrial kanë qenë në shënjestër e hakerëve kinez.. Sulmi, i quajtur Operacioni “Aurora”, ishte supozuar të ketë pasur synim pronën me vlerë intelektuale dhe të dhënat personale, duke thyer rrjetet e kompanive përmes shfrytëzimit të teknikave të sofistikuara të Hacking.

Google la të kuptohet – pa specifikuar ndonjëherë – që hakerët ishin duke vepruar për qeverinë kineze. Sekretarja e shtetit të SHBA-së, Hillari Klinton, i kërkoi Kinës hetimin e thyerjeve dhe mbajti një fjalim kritik për censurën e internetit të praktikuar nga Kina. Kina në anën tjetër ka kundërshtuar sugjerimet se ajo ishte pas sulmeve. McAfee ishte kompania e parë që identifikoi lëshimin në Microsoft Internet Explorer, që ishte përdorur për të sulmuar Google.

Për studimin e  McAfee, Qendra për Studime Strategjike dhe Ndërkombëtare anketoi rreth 600 IT dhe ekzekutiv të energjisë, transportit, ujit dhe ujërave të zeza, të qeverisë, telekomiit dhe të sektorëve financiar, në 14 shtete.

“Në shumicën e vendeve të zhvilluara, infrastruktura kritike është e lidhur me internet dhe mund të mungesë të funksioneve të duhura të sigurisë, duke i lënë këto instalime të ndjeshme”, tha McAfee.

Rreth 37% e firmave besojnë se kërcënimi ndaj infrastrukturës kritike është në rritje, dhe dy të pestat presin incident të madh kiberentik të sigurisë gjatë vitit të ardhshëm, ndërsa vetëm një e pesta ka qenë viktimë e grabitjes financiare.

“Sulmi i fundit i identifikuar si Aurora ishte cyber-sulmi më i madh dhe më i sofistikuar që ka vënë si shënjestër korporata të veçanta, por ajo mund të ketë si objektiv të lehtë edhe infrastrukturat kritike nëpër botë”, tha Dave DeWalt, shef ekzekutiv McAfee.

Lajmet e fundit>