Lajmet

Kërcënohen përdoruesit e Instagram nga një link i infektuar

Jul 28 2013
0 Shpërndarje
Kërcënohen përdoruesit e Instagram nga një link i infektuar

Mesa duket së fundi përdoruesit e Instagram kanë rënë pre e një hakimi që po përdor si maskim postimin e fotove me fruta nëpër profile të ndryshme.

Këto foto janë të shoqëruara me një tekst të caktuar i cili iu sugjeron përdoruesve të provojnë një ditë të re dhe i inkurajon ata që të ndjekin linkun e vendosur në atë postim.

Deri tani e kanë pësuar shumë përdorues ndaj do të ishte mirë që të qëndroni disi vigjilentë për të shmangur këtë sulm të përhapur.

Linku i vendosur në atë postim duket në pamje të parë si link i BBC, por domeini i përdorur rezulton të jetë i saporegjistruar dhe me të dhëna të rreme që të bën të mendosh se është përdorur enkas për këtë sulm.

Lajmi është përhapur nga përdoruesit e shqetësuar të cilit po shihnin vazhdimisht foto të postuara nga profilet e tyre për të cilat ata vetë nuk ishin në dijeni.

Sulmuesi nuk është identifikuar, madje ende nuk njihet mënyra e aksesit të llogarive të përdoruesve. Gjithsesi për të gjithë ata që mendojnë se kanë klikuar këtë link do të ishte mirë që të ndryshonin fjalëkalimin e tyre. (PCWorld Albanian)

instagram1

Lajmet e fundit>