Harduer

Kërcimtari performon duke lëvizur dritën interaktive

Mar 28 2013
0 Shpërndarje
Kërcimtari performon duke lëvizur dritën interaktive

danceMedia artistike austriake Klaus Obermaier ka ofruar për publikun një shfaqje të mrekullueshme që në pamje të parë duket e pabesueshme ku kërcimtari duket sikur shkrihet me dyshemenë dhe më pas ngrihet si siluetë i veshur nga drita dixhitale.

Projekti Apparition i ndërtuar në bashkëpunim me Ars Electronica Futurelab e shndërron kërcimtarin dhe skenën e tij në një eksperiencë kërcimi kinetik që të fal ndjesi të mrekullueshme.

Ndërkohë që balerini performon, një sistem gjurmimi lëvizjesh i bazuar në kamera monitoron shpejtësinë e subjektit, drejtimin si dhe intensitetin e lëvizjeve.

Regjistrimet e kamerës lidhen me një program të specializuar kompjuteri që ekzekuton një algoritëm të aftë për të krijuar efekte vizuale në bazë të të dhënave për lëvizjet e regjistruara.

Projekti vizual mbi kërcimtarin dhe sfondin pranë tij bën që sa më të shpejta të jenë këto lëvizje aq më intensive janë efektet.

Me anë të videos të mëposhtme mund të përjetoni emocionet e një performance të tillë. (PCWorld Albanian)

Lajmet e fundit>