Biznes

Kërkesa e lartë për monedha dixhitale rrëzon bursën online Coinbase

May 28 2017
0 Shpërndarje
Coinbase, kompania më e madhe në botë e bitcoin me shtrirje në 32 shtete, tha se trafiku i madh kishte rrëzuar serverat e kompanisë. Kërkesa e lartë për monedha dixhitale rrëzon bursën online Coinbase

Coinbase pati probleme gjatë fundjavës ku bursa online pati rritje të ndjeshme të trafikut ndërsa monedhat dixhitale po rriten dita ditës.

Bitcoin ra me 6.5% të Enjten përpara se të shkonte 2,700 dollar duke thyer rekordin e të gjitha kohërave.

Që nga fillimi i vitit ka patur një kërkesë të lartë për monedha dixhitale e Bitcoin në veçanti duke bërë që vlera e këtij të fundit të dyfishohet.

Coinbase, kompania më e madhe në botë e bitcoin me shtrirje në 32 shtete, tha se trafiku i madh kishte rrëzuar serverat e kompanisë.

Problemet kishin të bënin me vonesa në verifikimin e kartave dhe vonesat në hapjen e faqes. /PCWorld Albanian

Tags >

Coinbase
Lajmet e fundit>