Biznes

Kërkesa Evropiane për të gjobitur Apple me 13 miliard dollar është absurde

Aug 17 2017
0 Shpërndarje
Komisioni Evropian urdhëroi Apple të ripaguante taksat Irlandës pasi arriti në konkluzionin e gjigandi Amerikane kishte paguar shuma minimale këtij vendi. Kërkesa Evropiane për të gjobitur Apple me 13 miliard dollar është absurde

Ministri Irlandez i Financave tha se kërkesa e Komisionit Evropian për grumbullimin e 13 miliard dollarëve taksa të papaguara nga Apple është një absurditet shprehej ai për gazetën gjermane Frankfuerter Allgemeine.

Komisioni Evropian urdhëroi Apple të ripaguante taksat Irlandës pasi arriti në konkluzionin e gjigandi Amerikane kishte paguar shuma minimale këtij vendi.

Gjatë intervistës, Paschal Donohoe tha se rregullorja e taksave kishte qenë në fuqi për të gjithë dhe jo vetëm për Apple. Ata nuk kanë shkelur ligjet Evropiane apo Irlandeze, vijoi Ai.

Sipas Donohoe nuk është detyra e Dublinit zyrtar për të grumbulluar taksat e papaguara të Apple sipas Komisionit Evropian dhe kërkesa ishte e papranueshme.

“Ne nuk jemi një grumbullues global taksash,” shprehej Ai.

Donohoe gjithashtu u distancua nga qëndrimet e homologëve Francezë dhe Gjermanë për të bllokuar blerjen e kompanive Evropiane nga investitorë kinezë. Sipas tij kjo do të cënonte reputacionin e një shoqërie të hapur Evropiane. /PCWorld Albanian

Lajmet e fundit>