Harduer

Kërkesa më të vogëla për prodhim të Windows Phone

Feb 27 2012
0 Shpërndarje
Kërkesa më të vogëla për prodhim të Windows Phone

Ky ndërrim përfaqëson përpjekjen e ndërmarrjes Microsoft për ta zgjeruar praninë e vet në tregun e smartphone-ëve. Ndërmarrja më parë kishte mbajtur një listë të ashpër të kërkesave që prodhuesit duhet t’i ndjekin. Kjo lëvizje vjen pas rritjes së vazhdueshme të sistemit operativ Android në një larmi të tregjeve, të ulëta dhe të larta.

“Strategjia jonë gjatë kohës ishte të zgjeronte vlerën e pikave të çmimit,” tha Greg Sullivan, i cili është menaxher i lartë i prodhimit në Microsoft, në një intervistë me CNET.

Lëvizja e ndërmarrjes Microsoft e ndjek një hap të ngjashëm të ndërmarrjes Google që kjo e fundit e ndërmori me Androidin. Gjiganti i kërkimit në internet, Google, punoi së bashku me disa tregtar shitës për të krijuar pajisje, duke përfshirë G1 e parë me HTC dhe Motorola Droid. Por gjatë kohës, disa shitës filluan për ta përdorur sistemin Android dhe e vendosën atë në pajisje më të përballueshme, të cilën gjë e kishte përkrahur ndërmarrja Google me filozofinë e vet të hapur. Android tashmë është bërë një sistem mjaft i përhapur. Google është duke aktivizuar 850,000 pajisje që e kanë sistemin Android gjatë ditës./pcworldalbanian

Lajmet e fundit>