Biznes

Kërkesa për iPhone 5S cilësohet nga Apple si “e pabesueshme”

Sep 21 2013
0 Shpërndarje
Kërkesa për iPhone 5S cilësohet nga Apple si “e pabesueshme”

iPhone5S_trioTë premten filloi zyrtarisht shitja e linjës më të fundit të smartfonëve të prodhuar nga Apple dhe pavarësisht disa lajmeve negative që kanë qarkulluar së fundmi për mungesën e inovacionit në këto pajisje, iPhone 5S ka rezultuar vërtet i suksesshëm.

Madje shumë persona që nuk kishin mundur të rezervonin një pajisje të tillë on line janë detyruar të vendosen në radhë të gjata para dyqaneve Apple për të siguruar një të tillë.

Në lidhje me këtë një përfaqësues i Apple është shprehur: “Kërkesa për iPhone 5S ka qenë në nivele të pabesueshme, disa iPhone 5S kanë përfunduar ndërsa pjesa tjetër është në gjendje tëlimituar në disa prej dyqaneve”.

Momentalisht nuk është deklaruar një shifër e saktë se sa pajisje Apple janë shitur, ky informacion pritet të publikohet në javët në vazhdim.

Modeli më i shitur i iPhone 5S ka rezultuar ai me ngjyrë gold. Përsa i përket mungesës aktuale në treg të disa modeleve, Apple ka premtuar se do i përgjigjet kërkesës së konsumatorëve brenda tre ditësh. (PCWorld Albanian)

Lajmet e fundit>