Lajmet

Kërkesat nga qeveria e SHBA-së për të dhënat e përdoruesve të Google janë trefishuar

Nov 16 2013
0 Shpërndarje
Kërkesat nga qeveria e SHBA-së për të dhënat e përdoruesve të Google janë trefishuar

Europe_Antitrust_Google-06147FBI dhe agjencitë e tjera të zbatimit të ligjit janë bërë më të “uritura” për të dhënat e përdoruesve të Google gjatë katër viteve të fundit.

Google tha gjatë të enjtes që kërkesat për të dhënat e përdoruesve nga qeveria e SHBA-së janë rritur më tepër se trefishi i kërkesave që ishin gjatë vitit 2009, duke shkuar nga vetëm 3,600 në gjysmën e dytë të vitit 2009 në më tepër se 10,900 në gjysmën e parë të vitit 2013.

Dhe SHBA-ja nuk është e vetmja në kërkimin e të dhënave të Google: kërkesat nga e mbarë bota janë rritur për më tepër se dyfishi, nga 12,500 sa ishin në gjysmën e dytë të vitit 2009, në 25,900 në gjysmën e parë të vitit 2013.

Përditësimi më i fundit i Google për kërkesat për të dhënat e përdoruesve nuk ofron ndonjë hollësi për kërkesat që pranon sipas Dekretit për Mbikëqyrje të Inteligjencës së Huaj (FISA) sepse qeveria amerikane ka ndaluar zbulimin e hollësive për aktivitetet e FISA-së. (PCWorld Albanian)

Tags >

Google
Lajmet e fundit>