Vëzhgim

Kërkimet më të mëdha të 2008-s

Jan 2 2009
0 Shpërndarje
Kërkimet më të mëdha të 2008-s

 

 

 

1. sarah palin
2. beijing 2008
3. facebook
4. tuenti
5. heath ledger
6. obama
7. nasza klasa
8. wer kennt wen
9. euro 2008
10. jonas brothers

Siç duket bota është e vogël për Sarah Palin. Guvernatorja e Alaskas dhe kandidatja për nënpresidente e SHBA i mbushi titujt dhe faqet e para të gazetave. Ajo dominoi edhe më shumë gjatë tetorit, kur një student nga University of Tennessee i theu fjalëkalimin e e-mail në Yahoo.
Ndërsa Sarah Palin shënon rritjen më të madhe në gjithë botën, në Amerikë ndodh ndryshe. Është presidenti i sapozgjedhur Barack Obama ai që ka kryesuar uebfaqet me rritjen më të madhe, ndërsa Palin renditet e shtata.
Por teknologjia mbetet një kampion i vërtetë i Google, duke radhitur Facebook, iPhone, ATT dhe Youtube, në Top 10-shen e parë.

Google.com – rritjet më të mëdha në Amerikë
1. obama
2. facebook
3. att
4. iphone
5. youtube
6. fox news
7. palin
8. beijing 2008
9. david cook
10. surf the channel

Kur çmimi i naftës filloi të dalë jashtë kontrollit, gjatë verës, amerikanët  e treguan bezdisjene tyre për veturat  hibride. Ndërkohë hulumtimet e gjelbra (green searches) përfshinë panelet diellore si dhe llambat fluoreshente.
Ekonomia ishte po ashtu një tjetër brengë e madhe. Derisa kompanitë financiare filluan të dështojnë, kërkimet për termat ekonomikë u rritën jashtë mase në Amerikë. 

1. financial crisis
2. depression
3. bailout
4. mortgage crisis
5. wall street
6. oil
7. stock market
8. subprime
9. credit crisis
10. housing crisis

Rrjetet shoqërore patën po ashtu një rol të rëndësishëm më 2008-n. Facebook befasoi MySpace si destinacioni numër 1. Ndërkohë rrjetet ndërkombëtare (jashtë Amerikës) sërish dolën në krye. Më shumë se gjysma e të anketuarve preferojnë sitet jashtë Amerikës.

1. facebook
2. myspace
3. hi5
4. orkut
5. linkedin
6. nasza klasa
7. netlog
8. mixi
9. meetup
10. odnoklassniki

Do të gjeni një numër të madh të të interesuarve për të parë faqen e Google Zeitgeist 2008. Duke parë prapa mund të kuptoni se 2008 ishte një vit historik. Patëm mundësinë të shohim Michael Phelps dhe Dara Torres që bënë historinë në Lojrat Olimpike, Beijing 2008. Barack Obama tërhoqi vëmendjen duke hyrë në histori si njeriu i parë me ngjyrë që fiton zgjedhjet presidenciale në Amerikë. Por gjatë gjithë kohës, ekonomia botërore shënoi rënie, duke shkaktuar një krizë globale.
Në janar, çdo gjë fillon nga e para. Kurrë nuk mund ta dini se çfarë ju sjell një vit i ri. Në 2009-n do të jetë mjaft e vështirë të garohet me gjithë këtë histori që u shënua gjatë 12 muajve të kaluar.

Lajmet e fundit>