Lajmet

Kërkimet në Google janë 5 herë më të sigurta se ato në Bing

Apr 13 2013
0 Shpërndarje
Kërkimet në Google janë 5 herë më të sigurta se ato në Bing

Makina kërkuese e ndërmarrjes Microsoft, Bing ka marrë një vlerësim që mund të shërbejë si dëmtim i imazhit për këtë motor kërkimi, pasi përmban probleme me një çështje shumë serioze: sigurinë.

Kjo makinë kërkuese nuk ka dalë edhe aq mirë sa i përket paraqitjes së rezultateve të kërkimit, pasi që nga faqet e paraqitura, disa janë edhe të infektuara me sulme keqdashëse, që mund të paraqesin rrezik për përdoruesit.

Instituti AV- Test në Gjermani, ka realizuar një studimi për rreth 18 muaj nga ku u hetuan më tepër se 40 milionë uebfaqe, për të përcaktuar sasinë e faqeve të infektuara që paraqiteshin gjatë kërkimit të gjërave me makina kërkuese.

Ky institut arriti në përfundim që nga 20 milionë uebfaqe të ofruara gjatë kërkimit në Google dhe Bing, 272 rezultojnë me sulme keqdashëse, ndërsa pothuajse pesëfish më tepër faqe u paraqitën në Bing, ku numri i saktë ishte 1285.

Në vlerësimin e përgjithshëm, makina kërkuese ruse, Yandex pati më së tepërmi infektime, që përmbante pothuajse më tepër se dhjetëfishin e numrit të faqeve në krahasim me Google.

“Nëse e marrim parasysh faktin që Google përpunon rreth 2 deri 3 milionë kërkesa kërkimi çdo ditë, sidoqoftë, bëhet e qartë që qindra mijëra uebfaqe të infektuara paraqiten tek përdoruesit në një bazë ditore,” përfundoi në raport Markus Selinger nga AV-Test, që gjeti një total prej 5000 pjesëve potenciale të sulmeve keqdashëse gjatë periudhës së testimit.

Megjithëse mund të duken si shifra të mëdha, duke u bazuar në numrin e kërkimeve ditore që bëhen, nga 10,921,207 rezultate në Google, 272 pre tyre rezultojnë me sulme keqdashëse, paraqet 0.0025 për qind të rezultateve nga Google.

Duke e ditur që Google përpunon miliarda kërkime ditore, numri i përdoruesve të ekspozuar ndaj rreziqeve rritet eksponencialisht, por filtruesi i makinës tuaj kërkuese nuk është mënyra e vetme e juaja për mbrojtje.

Shfletuesit ofrojnë po ashtu një nivel të sigurisë për rezultate nga makinat e kërkimit, teksa të gjithë shfletuesit madhorë janë të pajisur me filtrues të faqeve mashtruese dhe me sulme keqdashëse.

NSS Labs rregullisht krahason mbrojtjen nga mashtrimet në shfletues dhe ka gjetur që mbrojtja në shfletues është 94% në Chrome, mbi 90% në Firefox, 92% në Internet Explorer dhe 91% në Safari.

Përveç shfletuesit, përdorimi i një programi të mirë antivirus do të ju ndihmojë që të mbani të sigurt kompjuterin tuaj. (PCWorld Albanian)

google bng

Lajmet e fundit>