Softuer

Kërkimi i drejtpërdrejtë nga shiriti i adresës në Firefox

Apr 2 2011
0 Shpërndarje
Kërkimi i drejtpërdrejtë nga shiriti i adresës në Firefox

Për të filluar, thjesht shkruani shkronjën e lidhur me përzgjedhjen tuaj të makinës kërkuese (shihni listën më poshtë), prekni space dhe shkruani gjërat që dëshironi t’i kërkoni. Instantfox do të ju tregojë rezultatet posa të shkruani. Ashtu siç mund ta shihni fotografinë, nuk pata nevojë që të shkruaj shkronjën e fundit të fjalës “Ubuntu” dhe arrita të përfundoj kërkimin, vetëm duke shtypur në lidhjen e paraqitur nga Wikipedia, pas pasur nevojë për shkrim të mëtutjeshëm.

Instantfox është mjaft i mire edhe për parashikime të motit. Thjesht shtypni “f” dhe shkruani vendin që dëshironi.

 Këtu janë kërkimet e shpejta që janë të gatshme tani për shtesën:

  • g >> Google
  • i >> Google Images
  • m >> Google Maps
  • e >> eBay
  • a >> Amazon
  • y >> Youtube
  • t >> Twitter
  • b >> Bing
  • yh >> Yahoo
  • w >> Wikipedia
  • wa >> WolframAlpha
  • c >> Calculator (i.e. c 1+2)
  • f >> Weather Forecast

Për lëshimet e ardhshme, Instantfox me siguri që do të shtojë edhe më tepër kërkime të shpejta.

Shkarkoni Instantfox./pcworldalbanian

Lajmet e fundit>