Lajmet

Kërkimi i imazheve në Bing do t’ju ndihmojnë të blini produkte

Apr 11 2015
0 Shpërndarje
Kërkimi i imazheve në Bing do t’ju ndihmojnë të blini produkte

CampingTentsBing është duke e zhvilluar akoma më motorin e kërkimit në mënyrë që ti japë përdoruesit sa më shumë informacion të dobishëm. Një karakteristikë e re bën të mundur të blini përmes imazheve që shfaqen si rezultat i kërkimit. Kur ju zgjidhni imazhin e një produkti, poshtë tij do të shikoni një sërë uebfaqesh online ku mund ta blini atë. Nëse klikoni mbi njërën prej uebfaqeve atëherë ju mund ta porosisni direkt produktin që kërkoni.

Kjo karakteristikë jo gjithmonë funksionon në mënyrë perfekte. Disa përdorues që janë pjesë e fazës së testimit, kanë deklaruar se nëse klikojnë një faqe posht imazhit të një produkti që ata janë duke kërkuar, ajo faqe i shfaq një produkt krejt tjetër. Bing shprehet se ky opsion është akoma në fazën beta ndaj ka nevojë akoma për korigjime të mëtejshme.

Përveç kësaj karakteristike, motori i kërkimit online është përmirsuar dhe me disa specifika të reja dizajni. Por realisht përmirësimi më i madh ka të bëjë me faktin se shfaqet më shumë informacion se më parë për një imazh që jeni duke kërkuar. Përveç shfaqjes së mundësive për të blerë një produkt, Bing do t’ju shfaqë dhe të njëjtin imazh në përmasa të ndryshme, faqet ku imazhi është shfaqur madje dhe koleksionet në Pinterest në të cilat bën pjesë imazhi. Kjo mbështetje për Pinterest është cilësuar si një kopje e subjekteve të sugjeruara që shfaq Google në krye të imazhit. Sigurisht që këto përmirsime që Bing ka aplikuar, janë një ndihmë e madhe për përdoruesin por për sa kohë sa ato janë cilësore dhe të kontrolluara mirë. (PC World Albanian)

Tags >

Bing
Lajmet e fundit>