Lajmet

Kërkimi i thjeshtë në Google ju mundëson të gjeni më shpejt fotot tuaja personale

May 26 2013
0 Shpërndarje
Kërkimi i thjeshtë në Google ju mundëson të gjeni më shpejt fotot tuaja personale

Google do t’u ofrojë përdoruesve të kërkojnë fotot e tyre në Google+ përmes shiritit kryesor të faqes së kërkimit.

Kjo karakteristikë ju ndihmon për të gjetur sa më shpejt fotot që keni ngarkuar në Google+ përmes fjalive të thjeshta, ashtu siç përdoren në Facebook Graph Search. Të dyja këto shërbime janë një hap i rëndësishëm përpara, duke qenë se po hedhin bazat mbi konceptet e asaj që quhet “machine learning”, pra aftësia e kompjuterëve për të mësuar dhe për të kuptuar realisht njerëzit.

Tashmë Google mund të njohë koncepte të përgjithshme në fotot tuaja. Kjo do të thotë se mund të kërkoni për terma të veçantë si ushqim, lule apo perëndim dielli, pa pasur nevojë të kontrolloni emrat e albumeve për t’i gjetur.

Për shembull, mund të kërkoni “my photos from San Francisco last year” (fotot e mia nga viti i kaluar në San Françisko) dhe Google Search do t’ju shfaqë një sërë rezultatesh nga ngarkimet tuaja në Google+.

Kompania shprehet se kjo veçori mund të përdoret vetëm pasi të keni hyrë fillimisht në llogarinë tuaj Google+, ndërsa rezultatet mund të shihen vetëm nga ju, edhe pse shfaqen në faqen kryesore të Google. Për momentin kërkimet mund të realizohen vetëm në anglisht. (PCWorld Albanian)

google plus

Lajmet e fundit>