Lajmet

Kërkimi me zë në Bing tashmë më i shpejtë dhe më i saktë

Jun 20 2013
0 Shpërndarje
Kërkimi me zë në Bing tashmë më i shpejtë dhe më i saktë

Në vitin 2012, Rick Rashid i Microsoft-it, impresionoi audiencën aziatike me përkthimin në kohë reale në gjuhën mandarin.

Gjatë kësaj jave, në Bing Voice Search (kërkimi me zë), janë shtuar disa prej karakteristikave të teknologjisë në fjalë. Përpunimi dhe kthimi i përgjigjes kërkojnë tashmë vetëm gjysmën e kohës, ndërkohë që është përmirësuar edhe saktësia, për përdoruesit e Windows Phone.

Microsoft u shpreh se përditësimet për konsumatorët e Windows Phone do të ndikojnë në rritjen e saktësisë së mesazheve SMS që transkriptohen përmes shërbimit. E njëjta gjë vlen edhe për kërkimet e bëra me zë.

Saktësia është rritur me 15% ndërkohë që koha e përgjigjes është përgjysmuar, nga rreth një sekondë në gjysmën e saj. Shërbimi është përmirësuar gjithashtu edhe në aspektin e reduktimit të zhurmës së ambientit.

“Me pak fjalë, merrni rezultate më të mira më shpejt,” u shpreh Michael Tjalve, anëtar i grupit të punës Bing Speech.

Çelësi i këtyre ndryshime, sipas Microsoft-it, ishte përdorimi i teknikës së tyre Deep Neural Networks, e cila imiton përdorimin e trurit të njeriut. Vitin e kaluar, drejtori i kërkimeve në Microsoft, Rick Rashid, foli para audiencës së një konference në Tianjin të Kinës. Duke përdorur teknologjinë më të avancuar për Windows Phone, Rashid i çuditi të gjithë me përkthimin mjaft të saktë dhe në kohë reale, që iu bë fjalimit të tij në gjuhën mandarin.

Kërkimi përbëhet nga tre teknologji të ndryshme: përkthimi për kompjuterin, konvertimi tekst-në-fjalë dhe njohje automatike e fjalëve. (PCWorld Albanian)

bing

Tags >

Bing
Lajmet e fundit>