Analiza

Kërkimi në desktop pritet të bie teksa përdoruesit e Google zhvendosen në pajisje mobile

Mar 15 2014
0 Shpërndarje
Kërkimi në desktop pritet të bie teksa përdoruesit e Google zhvendosen në pajisje mobile

googlegettyParatë e shpenzuara në reklama në desktop pritet të shënojnë rënie këtë vit teksa Google është duke e zhvendosur përqendrimin në rritjen mobile, thuhet në një raport të ri nga eMarketer. Gjatë vitit 2014, përfitimet nga reklamimet në desktop është thënë që do të shënojnë rënie për 9 për qind ose 1.4 miliardë dollarë amerikanë në krahasim me vitin e kaluar, në SHBA. Në anën tjetër, përfitimet nga kërkimi mobil thuhet që do të shënojnë rritje për më tepër se 82 për qind.

Raporti tregon që reklamimi në kërkimet në desktop është ende më i dobishëm për reklamuesit, por trendi i pajisjeve mobile është duke e kapur atë. Këtë vit, mund të pritet që kërkimi mobil të jetë në vlerë prej 9 miliardë dollarë. Shpenzimi i përgjithshëm në reklamat në desktop pritet të shënojë rënie prej 2 për qind gjatë vitit 2014, në një vlerësim prej 32 miliardë dollarësh.

Raporti tregon po ashtu që Google ka një pjesë të madhe për të luajtur në zhvendosjen nga desktopi në platformën mobile. Google fitoi rreth 75 % të përfitimeve të veta nga kërkimet në desktop vitin e kaluar dhe pritet që kjo gjë të shënojë rënie për 66 për qind gjatë këtij viti.

Pas një rënieje prej 7 për qind vitin e kaluar, përfitimet e Google nga reklamat në desktop pritet që edhe më tej të shënojnë rënie. Sidoqoftë, studimi tregon që edhe pse kemi një rënie, Google do të tregojë një rritje të përgjithshme të të hyrave si rezultat i rritjes së reklamimit në pajisjet mobile. (PCWorld Albanian)

Tags >

Google
Lajmet e fundit>