Vëzhgim

Kërkimi në Google është i mirë për trurin

Feb 10 2009
0 Shpërndarje
Kërkimi në Google është i mirë për trurin

altKërkimi, gjetja dhe leximi i artikujve do t’ju bëjnë më të mençur. Sipas një studimi, hulumtuesit e Universitetit të Kalifornisë në Los Anxhelos kanë zbuluar se kërkimi online mund të jetë i mirë për trurin. Ekipi i hulumtuesve vendosi 24 vullnetarë në makinat MRI (rezonanca magnetike imagjinuese) për të matur veprimtarinë e tyre në tru, derisa ata po kërkonin online në internet.

Në këtë mënyrë hulumtuesit gjetën se kërkimi online në internet përmes makinave kërkuese Google apo Yahoo, stimulon qendrën e trurit, e cila kontrollon vendim-marrjen dhe logjikimin kompleks. Hulumtuesit po ashtu thonë se kërkimi në ueb faqe po ashtu ndihmon duke zvogëluar ngadalësimin e trurit, që ndodhë me kalimin e moshës. 
 

Lajmet e fundit>