Lajmet

Kërkimi në Twitter tani do të shfaqë “cicërima” më të vjetra se një javë

Feb 9 2013
0 Shpërndarje
Kërkimi në Twitter tani do të shfaqë “cicërima” më të vjetra se një javë

Twitter po modifikon motorin e kërkimit për të përfshirë “cicërima” (mesazhet e komunikimit) më të vjetra se një javë, për ti ardhur në ndihmë përdoruesve të kuptojnë më mirë përmbajtjen e tyre.

Pas pak ditësh kërkimi do të jetë funksional duke shfaqur një përqindje të vogël të cicërimave që janë shkruar, por ky numër do të rritet me kalimin e kohës, shkroi në blogun e kompanisë Paul Burstein, një inxhinier që punon tek infrastruktura e kërkimit në Twitter.

“Ne jemi duke parë disa tipe komunikimesh si: klasifikimet favorite, ri-cicërimat, dhe klikimet, për të vendosur cilat të shfaqen”, shkroi Burstein.”Me kalimin e kohës do të mundohemi të rrisim numrin e komunikimeve të shfaqura deri sa të arrihet në shfaqjen e përmbajtjes më të mirë për kërkimin tuaj.”

Nryshimi erdhi pasi Twitter përditësoi funksionin e tij të kërkimit në aplikacionet telefonike iOS edhe Android.

Në këtë përditësim shfaqen të gjitha cicërimat, fotot dhe njerëzit në një rezultat të vetëm kërkimi në vend të faqeve të veçanta për çdo rezultat.

Twitter gjithashtu solli ndryshime të tjera për të unifikuar kërkimin në aplikacionet mobile. Përmbajtje nga faqja “Discover”, si cicërima, njoftime të aktiviteteve, tema të ndryshme dhe sygjerime mbi ndjekjen e njerëzve tani shfaqen në të njëjtën faqe kur kërkohen.

Edhe mënyra se si përdoruesit ndërlidhen me faqen ka ndryshuar, duke i lejuar ata të shkojnë direkt tek faqja në web pa qenë e nevojshme të hapin së pari cicerimën, duke kursyer pak kohë. (PCWorld Albanian)

Twitter

Lajmet e fundit>