Siguri

Kërkimi për një gjobëvënës thekson nevojën për kontroll të privatësisë

Aug 22 2009
0 Shpërndarje
Kërkimi për një gjobëvënës thekson nevojën për kontroll të privatësisë

Merrni rastin e në vazhdim të ndjekjes miliona-dollarëshe për gjobëvënësin që kërcënoi të shfaqë online miliona të dhënat shëndetësore të vjedhura, të plotësuara me informacionin shesë mbi recetat.

Hetimi në vazhdim, i mbështetur nga një ofertë shpërblimi 1 milion dollarë për informacione që çojnë në arrestimin dhe dënimin e keqbërësve, rrjedh nga një ngjarje e bërë publike në nëntor. Ex  press Scripts, një kompani e madhe që menaxhon beneficet e ilaçeve me recetë, kanë raportuar se si ajo dhe klientëve të saj kishin marrë letra kërcënuese për nxjerrjen e informacioneve personale rreth klientëve, numrat e sigurimeve shoqërore, adresat, datat e lindjes, informacionin e recetave dhe më shumë, në qoftë se disa kërkesa të gjobvënies nuk do të përmbusheshin (për më shumë shih find.pcworld.com/62171).

As FBI, e cila është duke vazhduar hetimin për këtë çështje dhe as Express Scripts nuk kanë lëshuar shumë detaje, por Stephen Little-john, Zv. Presidenti i Express Scripts të çështjeve publike, thotë se natyra e shembujve të të dhënave që gjobëvënësit ofruan në letrat e tyre “i përafrohet të dhënave” të mbajtura në bazën e të dhënave të kompanisë. Littlejohn pranon se Express Scripts nuk e di se si kriminelët kanë marrë të dhënat e konsumatorëve, duke përfshirë atë nëse grabitja e të dhënave ishte një punë nga brenda ose një thyerje nga jashtë, e as nuk është e qartë nëse hajduti ose hajdutët në fakt kanë miliona rekordet që ata pretendojnë të kenë vjedhur. Littlejohn njofton se kompania ka vendosur më pas “kontrolle të shtuara” në sistemet e saj.
Pak vite më pas, një agjent i FBI-së, më tha se krimi kompjuterik ende nuk kishte arritur kulmin e tij; ajo donte të thoshte se ende nuk kishte ndodhur një krim që tërheq vëmendjen mjaftueshëm për veprim të menjëhershëm nga ligjvënësit dhe rregullatorët dixhitalë në përgjigje të kërcënimeve të sigurisë dhe privatësisë. Duke qenë se çështja Express Scripts ka të bëjë me rekorde të ndjeshme shëndetësore dhe privatësi, që kur prishet nuk mund të rregullohet, ky mund të jetë çasti i duhur kulminant. Për të mirën e viktimave të mundshme, shpresoj që gjobënësit të mos çojnë deri në fund kërcënimin e tyre. Por nëse kjo ndodh, ndoshta furtuna politike e mëpasme do të sjellë rregulla e ligje më të mira kombëtare mbi informacionin personal.  Rregullat e propozuara nga Qendra për Demokraci dhe Teknologji kërkojnë transparencë, që do të thotë se gjithkush nga ne të dijë se cila kompani ka të dhënat tona dhe mundësinë e zgjedhjes për të larguar këto informacione nga kompania që i ka.

Standardizimi i ligjeve për nxjerrjen e të dhënave

Meqenëse mbrojtja e privatësisë nuk mund të sigurojë e vetme që kompanitë do të mbrojnë si duhet të dhënat tona, na duhet të standardizojmë ligjet rreth nxjerrjes së të dhënave, që nuk ekzistojnë në asnjë shtet, kështu që kompanitë të detyrohen të raportojnë të dhënat e humbura apo vjedhura, duke u shtyrë në këtë mënyrë të marrin masa më të rrepta mbrojtëse.

Magazinimi dhe transmetimi i të dhënave në formë dixhitale mund të sjellë kursime të mëdha dhe të promovojë sigurinë në shëndetësi, sepse i jep autoriteteve akses të shpejtë për të parandaluar konflikte në marrjen e recetave. Por debati për Express Scripts duhet të shërbejë si një sinjal zgjimi që na duhet për të filluar të mendojmë seriozisht se si përdoren të dhënat tona personale.

Lajmet e fundit>