Lajmet

Kërkohet ndalimi i shitjeve të Xbox 360 në ShBA

May 23 2012
0 Shpërndarje
Kërkohet ndalimi i shitjeve të Xbox 360 në ShBA

Rastit gjyqësor në mes të Microsoft dhe Motorola në lidhje me Xbox 360 që është duke vazhduar nga viti 2010 duket se po i vie fundi. Një gjykatë në ShBA ka rekomanduar që importimet dhe shitjet e konzollës në Shetet e Bashkuara të ndalen menjëherë.

Gjykatësi i Komisionit Ndërkombëtar për Tregti (ITC), David Shaw, tha që beson se importimi i konzollave Xbox me 4GB dhe 250GB në Shtetet e Bashkuara duhet të ndalen menjëherë dhe që Microsoft duhet t’i paguajë Motorola-s 7% të vlerës së konzollave të pashitura që ende ndodhen në Shtetet e Bashkuara.

Vendimi i gjykatës urdhëron ndalimin e menjëhershëm të shitjes së konzollave që për momentin ndodhen në Shtetet e Bashkuara ndalohet rreptësisht me një vendim të prerë.

Kurse Microsoft e kundërshtoi këtë vendim, duke thënë se ndalimi i shitjeve të Xbox 360 do të dëmtote konkurrencën e tregut të lirë, kurse në lidhje me këtë Shaw deklaroi: “forcimi i të drejtave intelektuale pronësore zvogëlon ndonjë ndikim potencial ekonomik tek blerësit e konzollave me video lojëra.”

Polemika daton qysh para disa viteve dhe vë në pah dyshimet që Xbox 360 i Microsoft-it ka shkelur pesë patenta të cilat posedohen nga Motorola, shumica të lidhura me kodekët e videove.

Nëse komisionerët e ITC-së pajtohen me Shaw, rekomandimi i tyre do të vendoset në tavolinën e kryetarit amerikan, Barak Obama, ku ai së bashku dhe këshilltarët e tij do ta thonë fjalën e fundit. Ndalesa e lartëpërmendur përfshinë sistemet 4GB dhe 250GB; kurse fati i konzollave 320GB ose më të vjetra, të poseduara, ose të ripërtërira të Xbox 360 mbetet i paqartë. (PC World Albanian)

Lajmet e fundit>